0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Katalonia përgatit referendum për pavarësi

Më të lexuarat

Rajoni i Katalonisë ka shpallur një referendum për pavarësi nga Spanja, duke injoruar kundërshtimin e qeverisë qendrore në Madrid në lidhje me votimin, njofton DPA.

Kryeministri katalanas Artur Mas tha se nëse partia nacionaliste CiU fiton në zgjedhjet e 25 nëntorit në rajon, katalonasit, do të votojnë pastaj për “vetevendosje” gjatë legjislaturës së ardhshme.

“Nëse qeveria spanjolle e kthen shpinën dhe nuk autorizon ndonjë lloj referendumi apo votimi, ajo duhet bërë disi”, ka thënë Mas në parlamentin rajonal, transmeton REL.
Katalonia duhet që të rrisë marrjen e “vendimeve sovrane“ në mënyrë të pavarur nga ajo nëse mund të arrijë marrëveshje ose jo me Spanjën, ka thënë kryeminstri.
“Është evoluim natyral i një kombi që të ketë një shtet”, ka thënë Mas.

“Varësia jonë në shtetin spanjoll ia ka prerë krahët ekonomisë dhe përparimit social”, ka shpjeguar ai.
Megjithatë, Mas tha se nuk dëshiron të flasë për “ndarje”, meqë vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund “të ndajnë një mori gjërash.”
Kryeministri rajonal i ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 25 nëntor për të promovuar kërkesën katalonalse për “vetëvendosje./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit