3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Studimi: Kanella, sekreti i një truri të shëndoshë

Më të lexuarat

Një dozë e përditshme e kanellës mund të jetë ndihma më e madhe për studentët të cilët kanë vështirësi në të mësuar.

Departamenti Amerikan për Çështjen e Kafshëve ka kryer një eksperiment me kanellë tek minjtë dhe ka ndikuar pozitivisht në performancën e tyre të trurit dhe kështu ekspertët kanë menduar se kanella mund të ndikojë pozitivisht edhe tek truri i njeriut, përcjell lajmi.net

Studimi u financua nga VA, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Shoqata e Alzheimerit me qëllim që të kuptohet nëse kanella ndikon pozitivisht në tru për përmirsimin e çrregullimeve konjitive si dhe në rritjen e kujteses.

Shumica e studimeve me kanellë janë të lidhura me përfitimet shëndetësore kundër diabetit, por studimi i fundit ka gjetur rezultate mjaft premtuese ku kanella del si ndihmë mjaft e madhe në performancen e trurit.

Studiuesit janë shprehur mjaft të emocionuar në lidhje me kanellën si përbërës krejtësisht natyral që mund të ketë ndikimin ne performancën e studentëve të dobët.

Tani, e gjitha që ka mbetur është një eksperiment klinik për të parë nëse kanella ka ndikim pozitiv në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit