1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si u lirua Nexhmedin Arbakani nga burgu pas letrës së Shejh Bin Bazit?

Më të lexuarat

Shejhu i nderuar Sad Elutejbi, tregon se shejhu i tij Abdullah El Ku-ud (Allahu e mëshiroftë), ka thënë:”Një ditë, më telefonoi Shejh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) pas namazit të Ikindisë dhe më tha: Shejh Abdullah, dua të vish menjëherë tek unë.” U nisa për tek ai dhe po mendoja; pse më kërkon shejhu në këto orë që zakonisht e ka kohë pushimi?! Kur arrita tek ai, e gjeta duke më pritur me një zarfë të mbyllur në dorë. Pasi më mirëpriti më foli me zë të ulët dhe më tha: “Shejh Abdullah, biletën e ke gati për në Pakistan. Dua t’ia dorëzosh në dorë këtë zarfë vëllait tonë Dijaulhakut.”

 
Pastaj më tregoi shkurtimish se çfarë përmbante ajo zarfë. U përpoqa të justifikohem, se jam i zënë me punl dhe nuk shkoj dot, por më kot. Mbështju Allahut dhe nisu, më tha. Atje do të të presin disa vëllezër. U bëra gati dhe u nisa.

 
Kur arrita në Islambad, takova disa vëllezër që kishin dalë të më prisnin. Pastaj ikëm së bashku atje ku ishte Dijaulhaku, cili po na priste para shpie dhe na nderoi përzemërsisht. Më pas ia dorëzova zarfin, e hapi, e shikoi me vëmendje dhe tha inshaAllah, inshaAllah. Kur po bëheshim gati për tu larguar, më tha: jepi selam shejhut nga ana ime. Do të dëgjojë lajme të mira, më tha.

 
Shejh Bin Bazi më kishte treguar më parë se në atë letër, kërkonte ndërmjetësim për vëllain tonë, Nexhmedin Arbakanin, me qëllim që ta lironin nga burgu, i cili ishte burgosur me urdhër të gjeneralit Kenan Everen. Dhe ne e pyetëm shejh Abdulla El-Ku-udin, çfarë lidhje kishte Dijaulhaku me këtë çështje? Pse pikërisht shejh Bin Bazi zgjodhi atë për të ndërmjetësuar? Na tregoi se e kishte pyetur shejh Bin Bazin për këtë dhe i kishte thënë se Dijaulhaku kishte miqësi të vjetër me gjeneralin Kenan Everen. Pastaj, të gjithë pothuajse njëzëri, e pyetëm shejh Abdullah El-Ku-udin: “A pati ndonjë ndikim ky ndërmjetësim që bëri shejh Bin Bazi?” Po kishte, u përgjigj.

 
Nuk vonoi shumë dhe Nexhemedin Arbakani doli nga burgu dhe filloi të themelonte një parti të re islame./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit