1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Dëshmi për krimet serbe në Kosovë

Më të lexuarat

– Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë për vetëm një vit të funksionimit, ka nxjerr të dhëna e fakte të bollshme për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, me të cilat mund të shërbehen institucionet dhe organet e ndjekjes. Ata kërkojnë përshpejtimin e ligjit dhe buxhet të veçantë për të pasur punë më efektive.

Anëtarët e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë po kërkojnë buxhet më të madh nga qeveria e vendit për të çuar përpara mbledhjen e pjesës më të paprekur të dëshmive të krimeve të luftës, dhunimet.

Ismet Salihu, anëtar i këtij instituti, përgjegjës për pjesën e hulumtimit për krime kundër njerizimit dhe gjenocid thotë se i duhet një ekip më i madh në terren për të mbledhur dhe sistemuar dëshmitë e krimeve, sidomos dhunimet.

“Do të mundohemi të mbledhim të dhënat për vrasjet, vrasjet e fëmijëve, deportimet dhe do të jetë segment i veçantë për herë të parë mbledhja dhe dëshmimi i dhunimeve, sepse dyshohet se janë dhunuar mbi 10 mijë femra shqiptare”, i ka thënë Salihu Radio Kosovës.

Salihu thotë se Instituti për herë të parë do t’u jap formën profesionale dëshmive të mbledhura në terren. “Kemi paraparë që të dhënat e institutit përveç që do t’u shërbejnë të gjitha institucioneve ato do të jenë të gatshme edhe për organet e ndjekjes”, ka thënë Salihu.

Fejaz Drançolli, që kryeson ekipin për hulumtimin e krimeve në trashëgiminë kulturore kosovare thotë se ka mbledhur fakte që do shërbejnë jo vetëm si shifra dëmesh, por edhe si dëshmi për organet e ndjekjes.

Instituti kosovar për Hulumtimin e Krimeve të Luftës ka marrë për detyrë të mbledhë, sistematizojë, përpunojë dhe publikojë të dhënat për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera gjatë viteve 1990 – 1999/koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit