2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

OKB: Shtetet të mos kërcënohen me aksione ushtarake

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha sot se ai i hedhë poshtë kërcënimet nga secili shtet për të ndërmarrë aksion ushtarak kundër një shteti tjetër.

Duke folur në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ban Ki-moon tha se “çfarëdo sulmi i tillë do të ishte shkatërrues”.

Ai nuk ka specifikuar asnjë vend konkretisht.

Gjatë muajve të fundit, në kuadër të tensioneve në rritje lidhur me programin atomik të Iranit, janë përfshirë edhe vërejtjet nga Izraeli, aleat i Shteteve të Bashkuara, se mund të ndërmarrë aksion ushtarak, nëse Irani i injoron kërkesat e OKB-së për ndaljen e pasurimit të uraniumit dhe aktivitetet e tjera kundërthënëse atomike.

Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se po synon amratim bërthamor.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit