3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lira turke shënon rritje

Më të lexuarat

Vlera e lirës turke kundrejt dollarit amerikan, pas rënies të shkaktuar nga tentativa e grusht shtetit mbrëmjen e së premtes nga anëtarët e një grupi të vogël brenda Forcave të Armatosura të Turqisë, besnikë ndaj organizatës terroriste Fetullahci strukturave paralele (FETO/PDY) përsëri është ngritur dhe ndjek rrugën e rritjes së qëndrueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tentimit të puçit mbrëmjen e së premtes vlera e lirës kundrejt dollarit ishte 3.05, masat të cilat i mori dje Banka Qendrore e Turqisë rezultuan me forcimin e stabilitetit financiar dhe vlera e lirës kundrejt dollarit këtë mëngjes është 2.94.

Analistët konsiderojnë se stabiliteti financiar në Turqi një efekt të posaçëm pozitiv ka pikërisht për faktin se grusht shteti u pengua nga populli që doli në rrugë anembanë Turqisë.

Zëvendëskryeministri i Turqisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike Mehmet Simsek në mesazhin e tij ka thënë se nuk ka lëkundje të mëdha në aspektin financiar, dhe se ndryshimi i vetëm në Turqi, pas tentativës së puçit është vetëm forcimi i demokracisë.

“Mesazhi ynë është i qartë, nuk ka nevojë për panik. Shumë shpejt u kthyem në detyrat tona. Nëse ka diçka që ka ndryshuar në Turqi, është ndryshimi në aspektin e demokracisë më të fortë”, ka thënë Simsek.

Ai shtoi se nuk pret pasoja afatgjate pas tentimit të grusht shtetit nga anëtarët e organizatës terroriste FETO.

“Nuk do të ketë pasoja afatgjate në rritjen ekonomike, stabilitet, në themelet makro-ekonomike. Demokracia jonë, vendi ynë dhe stabiliteti ynë politik është forcuar. Shumë shpejt do të vazhdojmë me reformat”, tha Simsek.

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë ka thënë se do të mundësojë likuiditetin e pakufizuar ditorë bankave vendore për të siguruar stabilitetin e tregjeve financiare.

“Banka qendrore do të sigurojë likuiditetin e nevojshëm për bankat pa limite dhe pa komisione”, thuhet në deklaratën e Bankës Qendrore të Turqisë.

Në mëngjes, vlera e lirës turke ndaj dollarit amerikan ka arritur në 2.9325 dhe 3.2420 kundrejt euros.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit