Të paktën dy ushtarë izraelitë mbetën të plagosur, pas një konflikti me grupe të armatosura në kufirin izraelito-egjiptian.
Lajmi u raportua të premten nga mediat izraelite. Burime ushtarake konfirmuan ndërkohë se vranë sipas tyre tre “shkelës kufiri” të armatosur, në të njëjtin rajon.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite u shpreh se personat e vrarë ishin të veshur me antiplumb të rëndë, të armatosur dhe me rrypa dinamiti në trup. /tch/kohaislame