2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Televizionet në Pakistan: Spote kundër filmit që ofendoi Profetin Muhamed (alejhi selam)

Më të lexuarat

Kanalet televizive në Pakistan po transmetojnë spote në të cilat shihen presidenti amerikan, Barak Obama, dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, duke e dënuar filmin, për të cilin thuhet se e ofendon Profetin Muhamed, transmeton rel.

Departamenti amerikan i shtetit thotë se Ambasada amerikane në Islamabad i ka përgatitur spotet 30 sekondëshe, ku Obama dhe Klinton e hedhin poshtë përmbajtjen e filmit të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Në këto deklarime synohet të theksohet mesazhi se filmi nuk është bërë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe se nuk ekzisiton kurrfarë arsyetimi për dhunë.

Nga ana tjetër, të enjten në kryeqytetinIslamabad mijëra protestues të zemëruar me projektin filmik të buxhetit të ulët, janë përleshur me policinë, afër zonës diplomatike. Me këtë rast ishin krijuar skena kaotike nga të cilat një numër i njerëzve janë plagosur./A.time/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit