1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PC jo më përgjegjës për tregun e DRAM

Më të lexuarat

Informacioni i nxjerrë nga HIS iSuppli zbulon se kompjuterat personal nuk janë më përgjegjës për kërkesën e madhe të DRAM.

Në çerekun e dytë vetëm 49% e çipeve DRAM u përdorën për të ndërtuar PC të rinj, hera e parë që ato nuk marrin pjesën më të madhe që nga vitet 1980.

Zbulimi tregon për më tepër, se moda më e re me smartfona dhe tableta po zëvendëson kompjuterat personal.

Prezantimi i iPad nga Apple ndërroj drejtimin nga kompjuterat i cili ka qenë fokusi i të gjithë prodhuesve në të gjithë botën.

Vetëm javën e kaluar Intel publikoi të ardhurat e çerekut të tretë pas një interesimi të madh të njerëzve drejt tabletave dhe pajisjeve të tjera mobile.

Ekspertët mendojnë se kjo gjë është e pakthyeshme. Deri në fund të vitit 2013 kompjuterat do të kenë vetëm 42.9% të përdorimit të DRAM.

Nga ana tjetër, përqindja që zënë tabletat pritet të rriten ndjeshëm.

Pavarësisht këtyre lajmeve tregu i PC-ve nuk do të zhduket brenda natës, gjithsesi ky ndryshim që po bëhet ka një ndikim të madh. Shumë mendojnë se Windows 8 i Microsoft do i japë një shtysë të madhe PC-ve.

Gjithsesi disa analistë të Wall Street nuk janë kaq në një mendje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit