Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Kiev, ku pritet të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme në lindje të Ukrainës kundër separatistëve pro-rusë.
Vizita e Kerryt vjen përpara një samiti të NATO-s në Varshavë, të cilin do ta ndjekë edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, me shpresën se do të sigurojë mbështetje dhe ndihmë.
Kerry, të mërkurën, ka vizituar Gjeorgjinë, ku ka nënvizuar angazhimin e Uashingtonit për të mbështetur ish-vendin sovjetik në përpjekjet për rikthimin e dy rajoneve separatiste, të mbështetura nga Rusia.
Gjatë qëndrimit të Kerryt në Gjeorgji, dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje të re për bashkëpunim ushtarak.
Kerry në Ukrainë, diskuton mënyrat për t’i dhënë fund luftës
