-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shqiptari vret shqiptarin se ishte tifoz me Interin, dënohet me 6 vite burg

Më të lexuarat

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar nga një gjykatë në Köln të Gjermanisë me e 6 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, nga 7 vite burg që kërkoi prokuroria.

Vrasja ka ndodhur për shkaqe banale.

Autori dhe viktima janë zënë për ekipet e futbollit dhe pasi gjendja është acaruar, shqiptari 22-vjeçar nxjerr një brisk dhe e godet shqiptarin tjetër, 26-vjeçar. Goditja ka pasoja fatale, pasi 26-vjeçari vdiq në spital.
Kjo ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Pulheim. Të dy shqiptarët ishin të vendosur në një qendër azili në këtë qytet, shkruan Kölnische Rundschau. 22-vjeçari rrinte më shumë te vëllai dhe te motra, që jetonin në qytete tjera. Por atë ditë, më 24 shkurt, ai kishte shkuar në “heim” për t`i marrë ca dokumente, transmeton sot albinfo.ch.

Teksa po kthehej nga kampi për të shkuar sërish te vëllai, pak pas orës 20:00, ai takon te stacioni i trenit tre burra, njëri nga të cilit ishte edhe shqiptari 26-vjeçar, viktima e ardhshme.

Mes tyre shpërthen një debat i nxehtë për futbollin. 22-vjeçari ishte tifoz i AC Milan ndërsa 26-vjeçari bënte tifo për Interin e Milanos. Pas ngritjes së tonit, fillojnë edhe grushtimet. 26-vjeçari, tashmë i ndjerë, sipas të akuzuarit e shan dhe e fyen atë si dhe e godet dhe e shtyn. Pasi merr një goditje në kokë, ai nxjerr një brisk dhe pa paralajmërim e godet dy herë kundërshtarin. Një herë në pjesën e sipërme të krahut dhe herën tjetër në zemër. Goditja e dytë ka qenë fatale për viktimën.

I akuzuari nuk ka vepruar me qëllimin për ta vrarë dhe nuk e ka marrë në konsideratë vdekjen e 26-vjeçarit, është qëndrim i trupit gjykues. Ai ka dashur ta plagosë atë në mënyrë që të përfundojë përleshjen.

Por, në të njëjtën kohë, ai e ka ditur se me një brisk të tillë mund të shkaktohen plagë që përfundojnë me vdekje të viktimës. Kur e ka parë gjakun, ai nuk ka marrë masa për të ndihmuar të plagosurin, por është larguar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit