-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përsëri digjet shtëpia në Qendrën Historike të Prizrenit

Më të lexuarat

Një nga shtëpitë më të vjetra në Qendrën Historike të Prizrenit është kapluar nga flakët sot pasdite, për të tretën herë me radhë në periudha të ndryshme.

Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi policor Hazir Berisha.

“Shtëpia është kapluar nga flakët para më shumë se gjysmë ore. Zjarrëfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Njësitet kanë dalë në terren dhe njëherë për njëherë nuk kemi informacione më të detajuara”, ka thënë Berisha për Koha.net.

Kjo shtëpi është pjesë e Kompleksit të Kishës katolike, Zonja Ndihmëtare dhe është në listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtjen e Përkohshme të MKRS-së.

Javë më parë në Prizren në një shtëpi të Qendrës Historike ka humbur jetën një vajzë e vogël, e cila është zënë nga rrënojat e shtëpisë që është shembur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit