Ministri francez i Punëve të Brendshme, Manuel Walls dënoi demonstratat e mbajtura para Ambasadës së SHBA-së në Parisa, dhe shtoi se kjo nuk do të ndodhë më.
“Kjo është plotësisht jotoleruese. Kam dhënë instruksione që kjo të mos përsëritet”, i tha televizionit France 2 ministri francez, duke mos dhënë paraqitur hollësi të tjera.
“Demonstratat janë të ndaluara. Çdo armiqësi, çdo ftesë për armiqësi duhet të shkatërrohet me ashpërsi të madhe”, shtoi ai.
Policia franceze shpërndau demonstratat e disa dhjetëra myslimanëve para ambasadës amerikane në Paris, të cilët protestonin kundër filmit në të cilin fyhet Profeti Muhamed (alejhi selam).BS/kohaislame