2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryebashkia e Stambollit çdo ditë iftarë për 25 mijë persona

Më të lexuarat

Iftaret organizohen çdo ditë në rrugë dhe sheshe të ndryshme, ndërkohë kalendari i tyre afishohet më parë në mënyrë që banorët e lagjeve ku organizohet të vihen në dijeni.

Kryebashkia e Stambollit çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit organizon në rrugët, sheshet dhe në ambiente të mbyllura të këtij qytetit iftar për 25 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Kryebashkia e Stambollit thuhet se programi për iftaret në ambiente të hapura i cili nisi në vitin 2010 ende vazhdon. Në deklaratë thuhet se këtë vit në Stamboll organizohet çdo ditë të muajit të Ramazanit iftar për 25 mijë persona.

Përgatitjet për këto organizime gjigande vazhdojnë disa orë më parë. Ekipet fillimisht mbyllin rrugën ku zhvillohet iftari. Më pas shtrojnë tavolinat dhe karriget dhe më pas shpërndahen uji në tavolina.

Ekipi i logjistikës së Kryebashkisë sjell në tavolina ushqimet e përgatitura. Ekipi i Kryebashkisë prodhon dhe shpërndan ushqim për 16 persona në ambiente të hapura si dhe 9 mijë racione për ambiente të mbyllura. Gjithsej çdo ditë Kryebashkia e Stambollit përgatit dhe shpërndan ushqim të nxehtë për 25 mijë persona.

Iftaret organizohen çdo ditë në rrugë dhe sheshe të ndryshme, ndërkohë kalendari i tyre afishohet më parë në mënyrë që banorët e lagjeve ku organizohet të vihen në dijeni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit