-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

131 vetura të policisë kanë mbetur tek mjeshtri që nga viti 2012

Më të lexuarat

Që nga viti 2012 e deri më sot, 131 vetura të Policisë së Kosovës nuk kanë dalë në rrugë. Ato tash e katër vite janë duke qëndruar në autoparkun e policisë për t’u servisuar. Këto vetura janë rreth 10 për qind e të gjitha atyre që i ka Policia e Kosovës.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të bërë për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Edhe përkundër zotimit të menaxhmentit për të adresuar rekomandimin rreth riparimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve, edhe më tutje në autoparkun e Flotës së Policisë janë 131 automjete, ose rreth 10% e automjeteve të PK-së, që presin për riparim qysh nga viti 2012 e tutje,” thuhet në raport.

“Pritjet e gjata janë si rrjedhojë e mungesës së mjeteve rezerve, numrit të vogël të stafit në këtë shërbim, si dhe vjetërsia e automjeteve”.

Auditori i ka tërhequr vërejtën Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke thënë se pritjet e gjata të automjeteve mund t’i ekspozohen rrezikut edhe për keqpërdorimin ose humbjen e pjesëve të tyre, shkruan Express.

“Ministri në bashkëpunim më Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së duhet të rishikojnë arsyet për mos adresimin e rekomandimeve të AP-së dhe të përcaktojnë masa shtesë për të forcuar kontrollet në këtë njësi. Kontrollet duhet të përfshijnë gjithë procesin prej identifikimit të defekteve e deri te riparimi i tyre. Kjo do të eliminonte pritjet e gjata të automjeteve dhe do të sigurojë shfrytëzim me efikas të tyre”, ka bërë me dije Auditori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit