4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjermani, deportohen refugjatë kosovarë

Më të lexuarat

Enti i Emigracionit në Gjermani ka organizuar edhe një deportim masiv të shtetasve të Kosovës të cilët qëndrojnë në Gjermani me status azili.
Ditëve të fundit me urdhër të Entit, një pjesë e madhe e azilkërkuesve janë të izoluar dhe pritet deportimi i tyre drejt Kosovës, theksojnë avokatë mbrojtës të azilkërkuesve shqiptarë për agjencinë e lajmeve INA.
Enti i Migracionit në bashkëpunim me policinë ka planifikuar që familjet deri të martën e javës së ardhshme të dërgohen direkt në aeroportin e Düsseldorf-it për deportimin në Kosovë.
Fluturimi dhe i tërë aksioni është organizuar nga Enti i Emigracionit. Kjo është hera e tetë në këtë vit ku Enti i Emigracionit organizon fluturime të tilla.
Një organizatë humanitare joqeveritare ka ftuar disa protestues që të marrin pjesë në një demostratë kundër këtij deportimi. Fluturimi nga Düsseldorf-i është planifikuar të bëhet ditën e Martë (me 18 Shtator) Ora 8 Gate F (Pranë Portës 36).
Një pjesë e azilkërkuesve janë në procedurë të deportimit, edhe pse ata kanë akoma procedurat e hapura ligjore nëpër instancat e gjyqësisë gjermane dhe enteve sociale dhe se ankesat e tyre vlerësohen ligjore. Avokatë të ndryshëm të të ndaluarve shpjegojnë se këto deportime janë të paligjshme, por që me deportimin e tyre nuk mund të bëjnë asgjë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit