-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turp – Midis Ramazani prostituta në fshatrat e Gostivarit dhe Tetovës (Hoxhallarët flasin për “Vehabizëm”)

Më të lexuarat

Shtatë vajza prej të cilave tre nga Shqipëria dhe katër nga Maqedonia janë zbuluar gjatë kontrollit të mbrëmshëm policor të zbatuar rreth gjysmë ore pas mesnate në objektin hotelierik “Bili 97″ në fshatin e Gostivarit Çegran, pronësi e B.N. (34) nga fshati i njejtë, informonte sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij të tre shtetaset shqiptare ishin të moshës prej 21, 22 dhe 29 vjeçare derisa shtetaset e Maqedonisë ishin një nga Gostivari një nga Shkupi dhe dy nga Struga.

“Vajzat janë angazhuar si këngëtare dhe kërcimtare në objekt dhe për arsye se shtetaset shqiptare e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe ilegalisht kanë punuar janë arrestuar në stacionin policor Gostivar me ç’rast janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Repartin për krim ndërkufitar, të huaj, emigrime dhe riatdhesim”, tha Josifovski.

Informon se në dhjetë ditët e fundit në rajonin e Pollogut janë zbatuar kontrolle policore në 11 objekte hotelierike me ç’rast janë zbuluar një numër i madh i shtetaseve të huaja kryesisht nga Shqipëria të angazhuara ilegalisht si këngëtare dhe valltare dhe se me kontrollet e tilla do të vazhdohet edhe në periudhën në vijim.

 

Interesante është se shumica e hoxhallarëve të këtyreve fshatrave nuk flasin për këtë fenomen që me vite flliqë fshatrat e pollogut por ata flasin për vehabizmin si rrezik, qesharake apojo?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit