8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

109 mijë qytetarë, në asistencë sociale

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), gjatë muajit maj të këtij viti në asistencë sociale kanë qenë 26.453 familje, me gjithsej 108.647 qytetarë.

Ndërkaq në janar të këtij viti në asistencë sociale kanë qenë 25.551 familje me 105.354 qytetarë

Pavarësisht deklarimeve të përfaqësuesve të institucioneve se po bëjnë përpjekje për krijimin e vendeve të reja të punës, rrjedhimisht në uljen e nivelit të varfërisë kjo nuk po reflektohet në praktikë. Që nga janari e deri në maj numri i personave me asistencë sociale është në rritje.

Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kanë thënë se gjatë këtij viti janë mbi 900 familje që janë bërë pjesë e asistencës sociale.

Musa Demiri, zyrtar për informim në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ka thënë se nën asistencë sociale janë 26.453 familje shfrytëzues të ndihmës sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit