2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vaji i trëndafilit

Më të lexuarat

Së pari një sqarim i shkurtë. Aromaterapia është një përdorim terapeutik i vajërave thelbësor (të koncentruar, ekstrakte të bimëve aromatike) për të promovuar relaksimin dhe për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të ndryshme të gjendjeve të mdryshme në trupin e njeriut.

Ka shumë përdorime të regjistruara të vajrave bimorë në kulturat e lashta për qëllime mjekësore, kozmetike dhe fetare. Në shekullin e 10-të, mjeku arab i njohur Avicena përshkroi një metodë të distilimit të bimëve, edhe pse ka prova se distilimi i vajrave bimorë mund të ketë qenë përdorur edhe në kohët e mëparshme,e cila gjë theksohet edhe në shkrimin e mëposhtëm.

Pasi dihet se sistemi i nuhatjes është një sistem shumë i ndërlikuar dhe ka 20 deri 30 milion qeliza që ndihmojnë përçimin e aromave nëpër të gjithë sistemet e trupit por në veçanti të sistemit nervor, mund të shihet se sa kanë rëndësi aromat në jetën e këtij planeti e në veçanti edhe të vetë njeriut, halifes së Allahut azze we xhel në tokë. Jo rrall her edhe në Kur’anin fisnik flitet për aromat e bukura dhe të këndshme të Xhenetit dhe sikur se na bëhet me dije se duhet të jemi edhe këtu afër me ato aroma për të arritur qetësine dhe rehatinë e paktë në këtë tokë.

Edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s kishte thënë një herë: “Nga dunjaja më janë bërë të dashura tre gjëra: “parfumi (aroma e mirë), gratë dhe gëzimi i syve të mi është në namaz”.

Por edhe në Univers ekzistojnë galaktika të cilat i përngjajnë kësaj lule të bukur dhe shumë të dashur te njerëzit. Ndoshta ka edhe këtu sekrete të cilat as që mundemi të paramendojmë se çka?! Por ajo është mister për ne, do të përqëndrohem vetëm në ato gjëra që janë aprovuar deri më tash.

Trëndafili është shkurre zbukuruese deri në dy metra e lartë, me gjemba të gjatë, me lule të mëdha fletë-fletë, të bukura, të mbledhura, me erë të këndshme e në ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë etj. Botanika njeh mbi 100 lloje trëndafilash. Emri trëndafil
vjen nga frëngjishtja, përkatësisht nga latinishtja rosa.

Prejardhjen e ka nga Persia. Trëndafili i cili përdoret për të përfituar vajin eterik është rosa damascena e cila rritet në Turqi, Bullgari, Iran, Indi dhe Kinë. Ka edhe një lloj tjetër dhe quhet rosa centifolia rritet dhe kultiivohet posaçërisht në Francë, Egjipt, dhe Marok, por ka edhe lloje tjera por këto përdoren kryesisht për përfitimin e vajit esencial. Edhe pse duhet të theksoj se duhet të jemi të kujdesshmëm gjatë blerjes pasi ka edhe shumë falsifikime.

Petalet apo lulet përdoren shpesh si aromë në çaj. Në vendet aziatike dhe vendet e Lindjes ka shumë përdorim shurupi i trëndafilit i cili përfitohet nga petalet e trëndafilit. Lulja e trëndafilit është përdorur si ushqim, dhe zakonisht si aromatizues apo për të shtuar aromën e ushqimit.

Parfumet e trëndafilit përfitohen zakonisht nga esenca ose vaji i trëndafilit, e cila është një përzierje e vajrave esencialë të paqëndrueshme të përfituara nga avulli I distiluar i petaleve të trëndafilit. Teknika e prodhimit lindi në Persi pastaj u përhap nëpër Arabi dhe Indi, dhe më shumë kohët e fundit në Europën Lindore. Vaji është transparent i verdhë i lehtë ose i verdhë- gri dhe prodhimi i tij është shumë i shtrenjtë për shkak se nevojiten rreth dy mijë lule për të prodhuar një gram vaj. Quhet me të drejtë edhe sikur „mbretëresha e të gjitha luleve“ dhe vaji i mbledhur i saj është ndër më të shtrenjtat nga aromat e deritashme.
Çdoher trëndafili ka qenë symbol i përkryeshmërisë. Rrënja është e fortë, gjethet janë të renditura në proporcione të shumë harmonizuara mes vete, petalet e saj të bukura pa masë dhe të mbushura mit aromë të çmuar.

Trëndafili sikur lule i është përcaktuar në radhë të parë zemrës dhe prej atje vepron në mënyrë harmonike në të gjithë trupin dhe në të gjithë qelizat delikate të trupit. Aroma e trëndafilit ka një efekt të thellë psikologjik. Ajo bën barazpeshimin e çdo gjëje që nuk është më në formën normale por ka dal nga veprimi normal; në veçanti nëse kjo gjendje qëndron në lidhshmëri me qendrën e energjisë të zemrës. Ajo jep ngushëllim apo një farë force për të përballuar momentet e mërzisë, vuajtjeve të ndryshme, liron dhimbjet emocionale, ngjall një zemër dhe e çel për dashuri, dhembshuri dhe mirësi.

Të gjithë ata të cilët humbjen e një njeriu të dashur nuk munden të përballojnë, mbajnë me vete me vite të tëra brenga, mallin dhe pikëllimin në zemrat e tyre. Kjo zemër e vuajtur e cila nuk ndjen më gëzim, është e bllokuar për të harmonizuar energjitë e trupit; dhe shumë shpesh një shkak për sëmundje të ndryshme. Në këso raste vaji i trëndafilit ndihmon në largimin me kujdes të bllokadave, zhgënjimeve, depresioneve dhe tundjeve psikologjike. Bjen gjithmonë një balans të lehtë dhe varësisht nga situata sikur sedation apo sikur tonik. Aroma apo esenca vepron në të gjitha nivelet nga ato fizike e deri te ato psiqike.

Nga njëra anë trëndafili ka aromën e pastërtisë dhe dëlirësisë, kurse nga ana tjetër vepron si afrozidiak, stimulon ndjeshmërinë e individit. Vepron shumë mirë në tundjet emocionale gjatë shtatzënisë dhe ndihmon poashtu gjatë lindjes. Poashtu zbut depresionin postnatal.

Vaji i trëndafilit edhe në sasi të imta arrin një efekt shumë të fortë psikologjik dhe vetëm 1-2 pika në llambën e vajit mjaftojnë që të ndryshojë tërë ambientin. Por kjo edhe nuk duhet të jetë shumë e çuditshme pasi për vetëm një pikë të vajit nevojiten përafërsisht 30 trëndafila. Për 1 kg. të këtij vaji nevojiten 5000 kg petale të freskëta të trëndafilit. Një njeri i cili ka përvojë në mbledhjen e petaleve mundet maximum të mbledhe 50 kg. për një ditë. Sikur edhe te lulet e Jaseminit duhet të mblidhen petalet në zbardhjen e mëngjesit, pasi nëse mblidhen gjatë ditës zvogëlohet vaji që përfitohet. Subhanallah Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Umetit tim i është dërguar bereqeti në mëngjes.” këtu shihen benifitet e mëngjesit të hershëm edhe te bimët.

Përfitimi i vajit të trëndafilit thuhet se është zbuluar shumë rastësisht në Indi. Për ceremoninë e dasmës të Shah Jahan i cili ndërtoi për gruan e tij Xhaminë në Taj Mahal dhe kopshtin Shalimar, u mbushën kanalet rreth pallatit me ujë të trëndafilit dhe petale trëndafili. Mysafirët shëtisnin përreth Pallatit me barka nëpër ujin e aromatizuar. Kur dielli filloi të ngroh intenzivisht në kohën drekës lulet për rreth erdhi deri te destilacioni natyral. Vaji u nda prej luleve dhe prej ujit dhe filloi të notonte në sipërfaqe. Prej asaj kohe thuhet se u bë e njohur prodhimi i vajit të trëndafilit në Indi.

Mjekët e antikës dhe të mesjetës kanë lavdëruar shumë efektin shërues tä vajit të trëndafilit. Deri para një kohe të shkurtë përdorimi i vajit gati u zhduk nga thesari i ilaçeve shëruese. Tek me ardhjen e aromaterapisë mori gradualisht çmuarjen e saj dhe përdorimin si ilaç. Është një vaj tejet i veçantë për kujdesin tonë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave A, C, E, acideve yndyrore omega-3, 9, 6 dhe likopenit (antioksidant i fuqishëm dhe burim i pro-vitaminës A).

Vaji i trëndafilit vepron kundër pezmatimeve të ndryshme, largon spazmat dhe kolikat e ndryshme, zbut dhimbjet. Së bashku me vajin e Melises në përpjestim të njëjtë ndihmon gjatë dhimbjeve të kokës. ( Vaj trëndafili dhe vaj i melises 1:1, në vaj të jojobës, apo në mungesë të saj të ndonjë vaji tjetër bazë). Nëse këto dy lloje të vajit aplikohen direkt pa vaje tjera në raste të infekcionit me Herpes Zoster, për 1-2 ditë arrihet shërimi i saj. Kur kemi nervozë dhe probleme të zemrës, miret një pikë vaji i pastër të trëndafilit dhe masazhohet për rreth zemrës 1 x në ditë, kështu arrihet qetësimi.
Poashtu njihet edhe si mjet i cili rregullon gjendjen hormonale posaçërisht te femrat, pastron dhe forcon mitrën, rregullon gjakderdhjet e parregullta menstruale dhe e zbut mitrën gjatë dhimbjeve menstruale.

Uji i trëndafilit mundet të përdoret në peceta të lagura dhe vepron te konjuktiviti, djegjet nga dielli, plagë dhe kundër temperaturës së lartë. Pasi ky vaj ka nivelin më të ultë të helmueshmërisë prej gjitha vajrave të tjerë është një mjet i përsosur për kujdesin dhe masazhën e fëmijëve të vegjël por edhe të posalindurve. Në 100 ml. vaj të bajameve shtohet 1-2 pika të vajit të trëndafilit dhe 1-2 pika të vajit të kamomiles. Kjo është një zëvendësim i mrekullueshëm dhe i natyrshmëm në krahasim me vajrat e zakonshëm të fëmijëve që shiten kudo, por me çmime të ndryshme, e të cilat kanë edhe përmbajtjen e vajrave që thajnë lëkurën dhe janë shumë shpesh të parfomosur me aroma syntetike.

Ndoshta nuk keni dëgjuar deri më sot, por ka edhe një variantë tjetër: mjaltë trëndafili ( miren 2 lugë të çajit mjalti dhe i shtojmë 1 pikë vaj trëndafili) ndikon si qetësues, analgjezik dhe antiflamator. Mundet të përdoret të fëmijët e vegjël kur kanë dhimbje të dhëmbëve dhe te pezamtimi i mishit të dhëmbëve.
Vaji dhe të gjitha produktet tjera të trëndafilit janë produkte bukurie shumë të çmuara por edhe me shumë efikasitet. Ato pastrojnë, rigjenerojnë, shërojnë, heqin rrudhat dhe mund të përdoret nga çdo tip i lëkurës e në veçanti ato të infektuarat, lëkurat e thata dhe shumë të ndjeshme. Përhapja e përditshme e një sasie të caktuar, ripërtërin qelizat, rrit elasticitetin dhe lëmueshmërinë e lëkurës, eleminon plotësisht vijat e holla, zbutë rrudhat e thella etj.
Vaji i pastërt i trëndafilit kur aplikohet në lëkurë e mban aromën e saj të plotë dhe të pastërt vetëm të njerëzit të cilët kanë shumë pak përmbajtje të helmeve të kumuluara në trup dhe deri diku kanë një jetë të mbrendshme të harmonizuar. Te duhanxhinjtë, te njerëzit tëcilët hanë shumë mish (në veçanti te ata që përdorin kryesisht mishin e derrit, te njerëzit shumë labilë psiqikisht mer vaji një aromë të thartë dhe të rëndë. Këtë e përdorin aromaterapeutet për diagnostifikim.

Lus Allahu azze we xhel të ketë dikush dobi nga ky shkrim dhe përmbledhje por e vetëdijshme se është shumë pak.

Përktheu dhe përshtati : Suzana Hasani
__________________

Literatura e përdorur:

Himlische Düfte – Aromatherapie – Susanne Fischer – Rizzi
Heilpflanzen – Manfried Pahlow
Natürliche Heilmethoden-Brigitte Rüssmann& Wolfgang Beuchelt

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit