Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të vjedhjes.
Rasti ka ndodhur në afërsi të termocentralit Kosova A, ku nga prona e KEK-ut është vjedhur një sasi e hekurit.
Puna e hetuesve policorë lidhur me rastin në fjalë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve:
A. K. Dhe B. J., që të dy shtetas të Kosovës dhe të moshës 20-vjeçare, njofton Policia e Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, të dy të arrestuari janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë rast.kohaislame