-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kancelarja gjermane Merkel vizitë zyrtare në Kinë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel po qëndron në Kinë për vizitë zyrtare. Ajo është takuar me homologun e saj kinez Li Keqiang.

Kancelarja gjermane Angela Merkel po qëndron në Kinë për vizitë zyrtare. Ajo është takuar me homologun e saj kinez Li Keqiang, raporton Anadolu Agency (AA).

Li dhe Merkel pas ceremonisë së pritjes kanë zhvilluar takimet mes delegacioneve dhe takmin e 4-t të konsultimit mes qeverive Kinë-Gjermani.

Pas takimeve nën praninë e Li dhe Merkel janë nënshkruar një sërë marrëveshjes kryesisht të fokusuara në ato dypalëshe dhe ato ekonomike.

Në në një konferencë të përbashkët për media Li tha se tregu kinez është i hapur për të gjithë dhe se si qeveri do të hedhin hapa më shumë me qëllim rritjen e investimeve të huaja.

Ndërsa lidhur me kritikat se Kina nuk është e hapur mjaftueshëm për investitorët e huja dhe për kritikat e Bashkimit Evropian kundër iniciativave të prodhuesit kinez të pajisjeve shtëpiake Midea për blerjen e kompanisë gjermane të robotëve industrialë Kuka, Li ka theksuar se ata nuk dëshirojnë luftë tregtare me Evropën dhe se kjo nuk do të jetë në të mirën e askujt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit