Zemërimi me filmin anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ka vazhduar të përhapet në gjithë botën myslimane.
Të enjten, demonstruesit kanë sulmuar ambasadën amerikane në kryeqytetin e Jemenit, Sana.
Demonstruesit kanë brohoritur me fjalët “Allahu Ekber, Allahu Ekber, Zoti është më i madhi, Zoti është më i madhi”.
Ata kanë depërtuar përmes portës kryesore të kompleksit diplomatik, duke thyer dritaret dhe djegur automjetet, para se policia t’i dëbonte me topa uji dhe të shtëna paralajmëruese./BS/kohaislame