0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lëndohet një polic në veri të Mitrovicës

Më të lexuarat

Një polic është lënduar në veri të Kosovës pasi në afërsi të njësisë me të cilën ai patrullonte i është hedhur një mjet shpërthyes.

Lajmi i publikuar nga Policia e Kosovës, thotë se dyshon që mjeti shpërthyes ka qenë një granatë dore, ndërsa ai është hedhur në afërsi të njësitit policor “i cili po zhvillonte një pikë kontrolli” në rrugën “Kral Petri”, në veri të Mitrovicës.

Përpos zyrtarit policor të lënduar, njoftimi i policisë thotë se “janë shkaktuar dëme materiale në veturën zyrtare dhe në disa vetura të cilat gjendeshin në afërsi”.

Policia e Kosovës thotë se hetimet janë duke u kryer nga “të gjitha njesitet relevante policore”, për të zbuluar dhe arrestuarin autorin apo autorët e krimit.

Njoftimi i policisë nuk tregon se a janë serioze lëndimet e policit në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit