3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nuk ka moment në Tokë pa ezan

Më të lexuarat

Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi

Shikoni hartën e botës. Në pjesën lindore do të vëreni Indonezinë. Vendet më të mëdha në Indonezi janë: Java, Sumatra, Borneo dhe Saibili. Posa fillon agimi në pjesën e lindjes së Saibilit, në 5:30 sipas kohës lokale, dëgjohet ezani i sabahut. Me mijëra myezinë e thirrin ezanin. Duke kaluar minutat, thirrja e sabahut përhapet kah perëndimi. Gjysmë ore pasi që thërret ezani në Saibil, fillon në Xhakartë e pastaj në Sumatra. Dhe para se të përfundojë ezani i sabahut në Indonezi, ai fillon në Malajzi e pastaj në Birmani.

Një orë pas ezanit në Xhakartë, ezani i sabahut dëgjohet në Dakë, kryeqytetin e Bangladeshit. Përderisa ezanët të përfundojnë në Bangladesh, fillojnë në Indi. Nga Kalkuta deri te Bombai, nëpër tërë Indinë dëgjohen thirrjet e sabahut. Dhe përderisa ezanët ushtojnë nëpër Indi, myezinët pakistanezë fillojnë të thirrin njerëzit në sabah. Brenda 40 minutave ezani i sabahut udhëton nëpër Pakistan dhe nuk vie deri te fundi, dhe tani fillon në Afganistan dhe Muskat.

Dallimi kohor në mes Muskatit dhe Bagdadit është një orë. Për këtë kohë ezani përcjellët drejtë Hixhazit, ku janë Meka dhe Medina, Jemeni, Emiratet, Kuvajti dhe Iraku.

Dallimi kohor në mes Bagdadit dhe Aleksandrisë në Egjipt është përsëri një orë. Gjatë kësaj ore ezani dëgjohet në Siri, Egjipt, Somali dhe Sudan. Në tërë Turqinë ezani kryhet për një orë e gjysmë.

Dallimi kohor në mes Aleksandrisë dhe Tripolit është një orë, dhe thirrja e ezanit vazhdon nëpër tërë Afrikën Veriore.

Ezani i sabahut që fillon në Indonezi arrin te brigjet e Atlantikut pas nëntë orë e gjysmë. Dhe para se të arrijë brigjet e Atlantikut, në lindje të Indonezisë fillon ezani i drekës. Dhe përderisa ezani i drekës fillon në Bangladesh, në Saibil myezinët përgatiten për ezanin e ikindisë, e pastaj akshamit dhe jacisë. Përderisa myezinët nëpër tërë Indonezinë thirrin ezanin e sabahut, myezinët në Afrikë e thirrin ezanin e jacisë.

Ky fenomen na sjellë në një konkluzion mahnitës: Nuk kalon asnjë moment në rruzullin tokësor, e që qindra mijë myezinë nëpër tërë botën nuk thirrin ezanin.

Dhe mu tani, derisa lexoni këta rreshta të jeni të sigurt që mijëra njerëz mu në këtë moment thirrin dhe dëgjojnë ezanët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit