-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kati – një vajzë amerikane nga Siatëlli e tregon si u bë muslimane

Më të lexuarat

Shumë muslimanë në botë e kanë pranuar Islamin në mënyra të ndryshme. Shumë histori të tyre janë të çuditshme dhe disa prej tyre janë pothuajse të pabesueshme nga lehtësia e tyre dhe se sa shpejt e kanë pranuar ato Islamin. Por, asgjë nuk është për t’u çuditur se e tëra kjo tregon fuqinë e të Madhit Zot xh.sh.Kjo tregon se atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humb dhe atë që e humb Allahu nuk ka kush ta udhëzojë. Duhet të falenderojmë Allahun që jemi prej njerëzve të udhëzuar. Udhëzimi i shumë personave në Islam dhe mënyrat e shumta tregojnë mëshirën dhe dashurinë që ka Allahu i Madhëruar për robërit e Tij.
Kati një vajzë amerikane nga Siatëlli e tregon historinë e saj kështu:
“Isha në shkollën fillore kur shkova në një librari publike së bashku me nënën time. Këto librari nuk i humbin duplikimet dhe librat e vjetër. Ato i shesin të gjithë këto libra për pak para. Kishte një shitje të këtyre librave në librari. Kisha disa para me vete, kështu që bleva një libër.
E lashë këtë libër në një skaj të dhomës time. Jeta eci. Nga shkolla fillore shkova në tetëvjeçare, pastaj nga tetëvjeçarja në të mesmen. Më në fund u diplomova dhe isha me fat dhe hyra në një kolegj. Aty studiova art në vend të shkencës. Fusha ime ishte Krahasimi i Feve. Profesorët na jepnin për të bërë shumë kërkime në këtë fushë. Studimi krahasues i judaizmit, kristianitetit dhe i Islamit ishte tema kryesore. Asnjë nga mësuesit nuk ishte mysliman kështu që i kalova këto kërkime më shumë lehtësi. Kështuqë unë kisha pikë të mjaftueshme për t’u diplomuar nga kolegji.
Si çdo njëri që sapo mbaron shkollën dhe kërkon një punë, fillova edhe unë të kërkoj një vend pune. Në pjesën e qytetit tim vendet e lira të punës janë shumë të rralla. Është fat për një femër që është diplomuar për arte, të gjejë një punë në vendin tim. Isha e lodhur, e mërzitur dhe rrija pa punë në shtëpi shumicën e kohës. Për të zvogëluar mërzitjen time fillova të shikoj objektet e vjetra e të ndryshme që kisha në shtëpinë time. Duke parë gjërat e vjetra u ndesha me librin që kisha blerë në librari kur isha e vogël. Ishte i mbuluar me pluhur. E pastrova dhe e mora. Është në natyrën e njeriut të vlerësojë gjërat e vjetra dhe sidomos ato që i ke blerë me parat e tua të xhepit kur ke qenë fëmijë.

Fillova të lexoj këtë libër. Qëlloi të ishte interpretimi kuptimor i Kur’anit në gjuhen angleze. Ishte e mrekullueshme. Sa më shumë të lexoja aq më shumë kurioze bëhesha për Islamin. Ishte krejtësisht ndryshe nga çfarë më kishin mësuar mësuesit në kolegj. Gjithsesi vlerat e vërteta të Islamit të dhëna në Kur’an e kënaqën mendjen dhe shpirtin tim. Arrita të kuptoj se në qoftëse ky është Islami, atëherë është i mrekullueshëm. Dëshiroja të bëhesha një myslimane. Pyeta se si mund të bëhesha myslimane. Procesi ishte shumë i thjeshtë, kështu që e pranova Islamin. Falenderimi i qoftë Allahut. Shumë shpejt u martova me një djal të ri nga Afganistani. Që të dy i ofrojmë shërbimet tona komunitetit mysliman. Ne nuk dëshirojmë të ndryshojmë stilin tonë të jetesës. Dashtë Allahu i pranoftë shërbimet tona.”

Marrë nga libri: Harabat minel el-xhe
Përktheu: Erisa Haspepa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit