1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Më keni udhëzuar, por në një rrugë që ju vetë nuk e njihni!

Më të lexuarat

Një herë, ishim në një lundër detare. Papritmas, era u bë e stuhishme, kurse neve na u desh që të strehohemi në ndonjë ishull.

Kur arritëm në një ishull, u befasuam kur pamë se nuk ishim të vetmit në të. Aty, pra, kishte qenë një njeri i cili ishte duke e adhuruar një idhull. Ne u prezantuam dhe i thamë: “Asnjëri prej nesh nuk bën siç bën ti!”. Njeriu tha: “Atëherë, kë e adhuroni ju?”. Ne i thamë: “Ne e adhurojmë Allahun”. Ai pyeti: “E kush është Allahu?”. Ne i thamë: “Ai, Froni i të Cilit është përmbi qiej dhe Sundimi i të Cilit është në qiej, në tokë dhe në gjithçka që ekziston!”. “E si e dini se është ashtu?” – pyeti njeriu. “Ai ka dërguar të dërguar tek ne me dëshmi të qarta dhe ishte po ai i Dërguar që na ka informuar për Atë!” – i thamë ne. Më pastaj, sikur po interesohej për këtë çështje, njeriu pyeti: “Çfarë ka ndodhur me të Dërguarin tuaj?”. “Kur e përfundoi transmetimin e Mesazhit, Allahu bëri që ai të japë shpirt” – iu përgjigjëm ne. “Po, vallë, a ju ka lënë ndonjë shenjë?” – tha ai. “Na e ka lënë Librin e Allahut të Lartësuar!” – i thamë ne. “Atëherë ma tregoni!” – na tha. Kur ia dhamë një kopje të Kur`anit Famëlartë, ai tha: “Nuk mund ta lexoj këtë!”. Më pas, ne filluam të lexojmë pak nga Libri i Allahut, me ç’rast qau dhe tha: “Vërtet, duhet t’i bindemi Atij që e ka zbritur këtë Fjalë!”. Mandej, jo vetëm që njeriu e pranoi Islamin aty për aty, por edhe i mësoi mësimet e tij (Islamit) dhe i zbatonte në praktikë me këmbëngulje.
Kur u përmirësua koha, ne qemë të gatshëm të ikim nga ishulli. Njeriu na pyeti se a mundej që ai të ishte udhëtar me ne. Gjithsesi se ne u pajtuam që ai të vijë me ne në lundrën tonë, kështuqë do të kishim mundësi t’i mësonim edhe më shumë kaptina të Kur`anit Famëlartë. Në fund të natës së parë të udhëtimit, i gjithë ekuipazhi ynë qenë gati për të shkuar në gjumë. Ndërkaq, udhëtari ynë i ri tha: “O njerëz, a fle Zoti tek i Cili më drejtuat ju?”. Ne i thamë: “Ai është përherë i Gjallë. Ai është që mbikëqyr dhe që mbron gjithçka dhe gjithkënd. Atë nuk e kap as dremitje, as gjumë!”. Ai na shikoi dhe na tha: “Me të vërtetë, është sjellje e keqe për robin që të flejë në prani të zotëriut të tij!”. Më pas, me një energji dhe vrull të madh u ngrit dhe filloi të falej e zëri i qarjes së tij qe dëgjuar deri në mëngjes.
Kur arritëm në një vend të quajtur Abaadaan (vend në Iranin e sotëm) i thashë shokëve të mi: “Ky njeri është i huaj këtu. Veç kësaj, ai sapo është bërë musliman. Së këndejmi, do të ishte mirë sikur të mbledhnim disa para për të me qëllim për t’i ndihmuar”. Mblodhëm sa mundëm, por kur provuam t’ia japim paratë, ai tha: “Çka është kjo?”. “Këto janë disa para që i mblodhëm për ty, në mënyrë që të të shërbejnë!”. Ai tha: “I madhëruar qoftë Allahu! Më keni drejtuar në një rrugë që ju vetë nuk e njihni! Kur jetoja në shkretëtirë jopjellore në mes të oqeanit, teksa adhuroja tjetër kë në vend të Atij, prapë Ai nuk më linte pa asgjë. Tani, më thoni, si është e mundur që Ai të më bëjë nevojtar kur Ai është i vetmi që e adhuroj? Me të vërtetë, ai është Krijuesi dhe Furnizuesi!”. Pas kësaj, shkoi në rrugën e vet.
Kaluan ditë e ne nuk dinim asgjë rreth vendndodhjes dhe halleve të tij. Dikur morëm vesh se ndodhej në filan vendin dhe se ishte shumë i sëmurë. Kur e takuam, pamë se ishte në agoni të vdekjes. Pasi i dhashë selam, i thashë: “A ke nevojë për ndonjë send?”. “Ai që të solli në ishull, përderisa unë nuk e njihja Atë, më ka furnizuar me gjithë çka më nevojitet!” – më tha ai.
U ula pranë tij, duke menduar se do të qëndroja për një kohë te ai dhe se do ta qetësoja. Për një kohë të shkurtër, më kishte marrë gjumi dhe pashë një ëndërr. Në varrezat e Abaadaanit pashë vajzën më të bukur që ndonjëherë ma ka kapur syri. Ajo po më thoshte: “Ngutu më shpejt për ta varrosur, sepse ka kohë të gjatë që jam kah e dëshiroj me afsh atë!”. Më pas, më doli gjumi dhe pashë se veçmë kishte dhënë shpirt. Ia lava trupin dhe ia vura qefinin. Të njëjtën natë, pasiqë qe kryer funerali, pashë një ëndërr tjetër. Në ëndërr e pashë njeriun tanimë të vdekur si dhe të njëjtën vashë që po qëndronte në një shtrat. Duke qenë i ulur pranë saj, ai vazhdonte së përsërituri ajetin vijues: “Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin! Sa përfundim i lavdishëm është ky vend!” (Kur`an, 13: 24).

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 07.08.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit