1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sarah Joseph: Themeluesja e revistës Emel

Më të lexuarat

Sarah Joseph: Themeluesja e revistës Emel

Sarah Joseph, e lindur nga një nënë katolike, e pranoi Islamin në moshën 16-vjeçare.Sot ajo boton revistën e vetme që shkruan mbi jetën e muslimanëve në Britani. Joseph, nëna e tre fëmijëve, është nderuar në vitin 2004 me titullin Urdhri i Perandorisë Britanike (për shërbime ndaj dialogut ndërfetar). Ajo mban ligjërata anembanë Britanisë, kujdeset për edukimin e tre fëmijëve të saj, 9, 6 dhe 3-vjeçar dhe i përkushtohet edhe revistës së saj, Emel.Kur ishte 14-vjeçe ajo tregon se ishte e pasionuar pas fotomodeleve, por dy vjet më vonë pranoi Islamin.“Identiteti im si muslimane është i fortë,” thotë ajo, “por ky identitet i fortë nuk është kundër të jetuarit në një shoqëri pluraliste e tolerante.”
Kjo ishte arsyeja përse ajo themeloi me bashkëshortin e saj revistën Emel, që të prezantonte para shoqërisë njerëz të ndryshëm, që nuk janë antiperëndimorë, ndryshe nga stereotipi i medias.
Për Sarah Joseph konvertimi në Islam i dha përgjigjen shumë pyetjeve, të cilat kishin mbetur pa përgjigje në besimin e saj të mëparshëm, Katolicizmi.

Përktheu: Eglantina Muça

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit