3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ka plasur dhuna mes dy grupeve në burgun e Dubravës

Më të lexuarat

Ka plasur dhuna mes dy grupeve në burgun e Dubravës. Grupi që nuk është në grevë, të shtunën rrahu grupin që tash e sa ditë i është futur grevës. “Burrat e Drenicës” po i detyrojnë ata që ta ndërpresin menjëherë grevën.

Të burgosurit thonë se mbi ta edhe po ushtrohet dhunë e presion. Grevistëve iu janë bashkangjitur edhe familjarët duke protestuar para portave të burgut.
Haki Maxharraj nuk ia ka lënë këmbën e hajrit stafit të ri të administratës në burgun e Dubravës.

Sapo nisën punën e re, ata po ballafaqohen me probleme të shumta. Në fillim u përballën me grevën e të burgosurve, e cila po vazhdon akoma. Kurse tash iu doli edhe një punë tjetër. Grevistëve brenda iu janë bashkangjitur edhe afër 200 familjarët e tyre jashtë burgut. Edhe ata janë duke protestuar jashtë dyerve, duke i përkrahur kështu familjarët që po vuajnë dënimin.

Por kulmi për stafin e ri të administratës ishte e shtuna. Situata grevistëve duket u doli atyre komplet nga kontrolli. Dyshohet se të burgosurit që i janë futur grevës kanë filluar e po rrehen mes vete. Më saktësisht, ata po keqtrajtohen nga të burgosurit e tjerë, të cilët nuk i janë bashkangjitur grevës. Të paktën kështu i ka thënë gazetës Express një i burgosur nëpërmjet telefonit.

Në kushte anonimiteti. ai ka vendosur që të ankohet në të gjitha mediumet e t’i rrëfejë të gjitha maltretimet që po i bëhen atij dhe krejt grupit që janë futur në grevë. Ai thotë se mes dy grupeve, atyre që janë në grevë dhe atyre që nuk i janë bashkangjitur asaj, kanë nisur konfliktet. “Kemi fillu me pasë presion prej grupit ‘Burrat e Drenicës’, të udhëhequr nga vëllezërit K. dhe R. “Po na detyrojnë me e ndërpre grevën”, ka rrëfyer ky i burgosur.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit