3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kos, fruta dhe rrenjet e barishteve ndihmojne “zhbllokimin”

Më të lexuarat

Kapsllëku është një shqetësim që të kushtëzon në të ngrënë, duke “grumbulluar” shumë brenda vetes, prandaj gjëja e parë që duhet bërë është t’i ndihmoni zorrët të nxjerrin jashtë helmet.

Konstipacioni (kapsllëk) është tendenca e lëvizjes së rrallë dhe të vështirë të zorrëve: teknikisht flitet për kapsllëk kur një individ del jashtë më pak se tre herë në javë. Në shumicën e rasteve konstipacioni shkaktohet nga ngadalësimi i kalimit të ushqimit të tretur në zorrë, duke reduktuar lëvizjet normale të zorrëve. Më shumë ajo varet nga situata të tilla, si: pasiviteti fizik, konsumi i ulët i fibrave dhe i lëngjeve, abuzimi me ushqime me maja (bukë, oriz, makarona). Në nivelin emocional kapsllëku (sidomos kronik)shpreh tendencën që të kufizojë ose kontrollojë shprehjen e mendimeve dhe të emocioneve, ose në përgjithësi pjesë të tyre që konsiderohen të papranueshme.

Lëngu i rrënjëve ndihmon organizmin

Përdorimi i rrënjëve lehtëson punën e organizmit tonë. Në veçanti rrënjët e ravenit, rrodhes dhe barit të keq, rregullojnë funksionin dhe lëvizshmërinë e zorrëve. Për këtë arsye rekomandohen përdorimi i tyre për trajtimin e kapsllëkut kronik, për periudha të shkurtra, madje edhe në ato të rastit. Ndryshe nga barnat që kanë efekt laksativ, kurat natyrore respektojnë mukozën e zorrëve dhe kanë një efekt më pak shkatërrues. Për t’i përdorur rrënjët në formën e infuzionit, zieni një lugë raven, rrodhe dhe bar të keq në 500 ml ujë për 10 minuta. Lihet në qetësi për 10 minuta, pastaj filtrohet dhe pihet në vend të çajit dy herë në ditë, larg vakteve, për 2 javë rresht.

Konsumoni për dy javë kos dhe ushqime të tharta

Që njeriu ka nevojë për pak pisllëk këtë e konfirmon zorra e trashë, pjesa fundore e të cilës është “e populluar” me familje të ndryshme mikrobesh, prania e të cilave është thelbësore për një funksionim të rregullt. Bakteret e acidit laktik, të pranishme te kosi, këshillohen për të rregulluar florën mikrobiale të zorrëve në rast kapsllëku, sidomos pas trajtimit me antibiotikë, që gjithashtu heq atë pjesë të “pistë” shumë të rëndësishme për shëndetin. Produktet më të mira për t’u shoqëruar me kosin janë pak të tharta. Çdo mëngjes, për dy javë, konsumoni kos të skremuar, më pas krahasoni rezultatet.

Kajsitë dhe kumbullat, të ziera ose ashtu siç janë çlirojnë barkun

Buka, makaronat dhe drithërat e zakonshme janë të “rafinuara”, të zbardhura, janë të zhveshura nga cilësia e parë, që mbahet si pjesë e keqe që do të hidhet. Në fakt, kjo pjesë e eliminuar, është burimi më i mirë i fibrave ushqimore shumë të rëndësishme, për të nxitur funksionin e rregullt të zorrëve, pa llogaritur faktin se janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale. Për të eliminuar helmet dhe për të kuruar dembelizmin e zorrëve, shkaktuar nga një dietë tepër e pasur me ushqime të rafinuara, në këtë periudhë është e këshillueshme të konsumoni kajsi dhe kumbulla të freskëta, sepse janë të pasura me ujë dhe antioksidantë (karoten, vitaminë B dhe C). Këshillohet që të konsumohet 50-100 g në mëngjes me stomakun bosh, 15-20 minuta para mëngjesit, të lara mirë dhe të shtypura fort. Mund t’i hani herët në mëngjes, duke i shoqëruar edhe me një gotë lëng. (Gazeta-Shqip)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit