1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çavkov-Blashçek: Dislokimi i kampit në Idomeni nuk është fundi i sfidave

Më të lexuarat

Kriza me refugjatët dhe emigrantët, ekstremizmi i dhunshëm, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ishin temat kryesore të cilat kanë dominuar takimin e sotëm në Shkup mes ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, Mitko Çavkov dhe homologut të tij polak Mariush Blashçek i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prononcimin e tij për mediat pas takimit, ministri i Brendshëm Çavkov tha se arsyeja e vizitës së delegacionit polak është përkrahja që Maqedonia e merr nga shtetet anëtare të Grupit të Vishegradit ku bën pjesë edhe Polonia, e cila ka dërguar një kontingjent policor i cili punon bashkë me kolegët nga Maqedonia si ndihmesë për përballje me krizën në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë.

Çavkov dhe Blashçek, gjatë takimit kanë biseduar edhe për fillimin e sotëm të aktiviteteve në anën greke të kufirit që kanë të bëjnë me dislokimin e kampit të refugjatëve nga Idomeni me çka sipas ministrit Çavskov në masë të madhe do të ulet presioni mbi Maqedoninë.

“U pajtuam bashkërisht se këto tensione apo sfida nuk do të përfundojnë me vet dislokimin e kampit nga Idomeni në brendi të Greqisë sepse përderisa ka arsye do të ketë edhe pasoja nga kriza me refugjatët. Sidoqoftë, ne si Maqedoni kemi dhënë një kontribut të fortë”, tha Çavkov sipas të cilit, përpjekjet e Maqedonisë janë çmuar lart nga ministri i Brendshëm polak.

Sipas ministrit Çavkov, pritet të shtohet numri i përpjekjeve për kalim illegal të kufirit me Maqedoninë për çka tha se nevojitet vazhdimi i bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ministri i Punëve të Brendshme të Polonisë, Mariush Blashçek nga ana e tij theksoi se Maqedonia ka një bashkëpunim të mirë me Poloninë në kuadër të Grupit të Vishegradit dhe kjo sipas tij ka rezultuar me dërgimin e 30 zyrtarëve të policisë kufitare të Polonisë në Maqedoni për të cilët tha se janë policë profesionistë të trajnuar mirë që po japin rezultate në terren.

“Kjo politikë e përkrahjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nga një korriku Polonia merr kryesimin me Grupin e Vishegradit për çka mënyra e përballjes me krizën e refugjatëve do të mbetet në nivelin e njëjtë siç ka qenë deri më sot që nënkupton vazhdimin e dhënies së përkrahjes”, tha Blashçek.

Delegacioni i Polonië pasdite do ta vizitojë edhe qendrën e pranimit “Vinojug”, ku do të realizojë takim me komandantin e kontingjentit polak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit