4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kjo bimë shëron edhe sëmundjet më të rrezikshme: Si ta përgatisni

Më të lexuarat

Kjo lloj bime është më e arritura në rajonin tonë, por a e dini se kjo u ka ndihmuar shumë njerëzve për të shëruar sëmundjet më të rrezikshme?

Për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë, kjo lloj bime ka lulëzuar më herët gjatë këtij viti. Është koha që të merrni këtë bimë dhe të bëni kombinim të çajit apo lëngut shërues.

Paraardhësit tanë e kanë përdorur këtë bimë me dekada për të mirën e shëndetit, dhe në fakt kanë shijuar pijen shumë të shijshme.

Për këtë, thuhet se paraqet një nga bimët më mjekësore në botë për shkak se përmban sasi të mëdha të flavonoideve, karotën, vitaminë C.

Deri më tani, dihet se kjo bimë shëron gripin, sinuset e bllokuar, bronhitin, astmën dhe alergjitë. Gjithashtu, është dëshmuar se lëngu që fitohet nga kjo, përmirëson imunitetin dhe ndihmon në diabet dhe kapsllëk. Çaj kundër kollitjes Çaji i bërë nga gjethet e thata të kësaj bime mund të shërojë kollën e vazhdueshme. Këtë çaj mund t’ia jepni edhe fëmijës, por është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj. E tëra që duhet të bëni është tu thani mirë gjethet e kësaj bime dhe ti veni në ndonjë vend të errët, të thatë si dhe ti vendosni në ndonjë kavanoz për ta përgatitur më pas çajin.

Losion për lëkurë të ndjeshme Ky losion funksionon për mrekulli për lëkurë të ndjeshme. Përgatitet me dy gota me ujë të vluar, hidhen 25 gr lule të thata dhe mbulohet. Pasi të ftohet, shtypeni në një kavanoz të pastër qelqi dhe lëreni që të ngrijë.

Thithni losionin me anë të një pecete pambuku dhe pastroni fytyrën. Kjo ndikon në zbutjen dhe freskimin e lëkurës delikate. Këtë lloj losioni do duhej ta përdorni brenda tri ditëve.

Lëng i shijshëm Të gjithë preferojmë që gjatë verës të prijmë këtë lloj lëngu. Është shumë i lehtë për tu përgatitur. Në një litër ujë të ftohtë hidhni 20 lule apo gjethe të freskëta të kësaj bime. Lëreni të qëndrojë në një vend të freskët (por jo në frigorifer) për 24 orë. Shtrydheni, shtoni 800 gr sheqer dhe lëng limoni dhe sërish lëreni të qëndrojë për 24 orë. Përzieni herë pas here për të shpërndarë sheqerin. Shtrydheni edhe njëherë dhe lëngun që del mbusheni pastaj në shishe. Ky lëng pihet duke u holluar me ujë dhe mund ta përdorni edhe me ujë mineral për përgatitjen e lëngut.

Kurë për kancer Ka shumë njerëz që kanë pohuar ndikimin e kësaj bime në luftimin e kancerit. Kjo bimë rritet rreth kanaleve të lumit dhe jep fruta që i ngjajnë boronicës. Këto fruta piqen në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit. Fryti duhet të jetë mirë i pjekur që të ketë veti shëruese. Kur t’i mblidhni këto kokrra, renditni në kavanoza një rend me kokërr, një rend mbusheni me sheqer deri sa të mbushet në tërësi.

Mbani kavanozat në një vend ku ka diell dhe më pas mbyllni kavanozat dhe futni në frigorifer. Mund të bëni 2, 3 deri 4 kavanoza, por ju nevojiten së paku 2 të tillë që të keni ilaç deri në vitin e ardhshëm. Hani së paku një lugë të vogël çdo mëngjes në stomak të zbrazët, 10 minuta para ngrënies. Personat që e kanë konsumuar këtë preparat natyral, kanë pohuar për vetitë e tij shëruese.

(Syri)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit