4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Thaçi komenton zhvillimet në Austri: Kemi nevojë për politika që na afrojnë me BE’në

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me diplomatin austriak, Wolfgang Petrischt për gazetën e përditshme austriake “Der Standard” kanë komentuar reflektimin që mund të kenë idetë nacionale për Ballkanin.
Gazeta shkruan se edhe në Austri ka një rritje të ideve nacionaliste, së fundi edhe në raport me Ballkanin. Ditë më parë, njëri nga kandidatët për president i një partie nacionaliste, Norbert Hofer kishte paralajmëruar se do ta njeh Republikën Serbe në Bosnje nëse ai zgjidhet president.

Me këtë rast, Petrischt për gazetën ka thënë se një veprim i tillë do ta çonte Ballkanin në luftë. “Nacionalizmi e ka dërguar Jugosllavinë në luftë”, ka thënë Petrisch.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dashur të komentojë garën presidenciale në Austri. Megjithatë ai ka theksuar se Ballkani si asnjëherë më parë ka nevojë për ide dhe politika që e përafrojnë rajon drejt BE-së dhe jo për ide nacionaliste, që mund të rrezikojnë tërë arkitekturën e sigurisë.

“Austria ka mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme dhe është një partner i fuqishëm evrop ian. Besoj fuqishëm se kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka shtuar Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit