0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KESHILLA NGA IMAMI SUFJAN ETH-THEURIU

Më të lexuarat

 

  • Pastroje të brendshmen (shpirtin) Allahu ta pastron të dukshmen, përmirësoji lidhjet me Allahun, Allahu t’i përmirëson lidhjet me njerëz. Puno për ahiret e për dunja të mjafton Allahu. Shite dynjanë për ahiret ngase kështu i fiton që të dyja, dhe kurrë mos e shit ahiretin për dunja që t’i humbasësh të dyja.
  • Puno për dunja aq sa do të qëndrosh në të dhe puno për ahiret aq sa do të qëndrosh atje.
  • Do t’iu vjen njerëzve një kohë kur zemrat iu vdesin e trupat iu jetojnë.
  • Sa e bukur është përkulshmëria (modestia) e te pasurve tek te varfrit dhe sa e keqe është përkulshmëria e të varfërve tek të pasurit.
  • Nuk me ka rënë të shëroj diç më të vështirë për mua sesa veten time: here ishte kundër meje e here për mua.
  • Bishr b. Harith përcjell se Sufjani ishte pyetur: A mund të jetë njeriu i devotshëm nëse ka pasuri? Po, nëse kur sprovohet bën durim dhe kur t’i jepet falënderon.
  • Ke kujdes hidhërimin e Allahut në tri gjëra: Ke kujdes të mos lëshosh pa kryer atë që ta ka urdhëruar. Ke kujdes që të mos shoh Allahu duke mos u pajtuar me atë që ta ka dhënë, dhe ke kujdes të kërkosh diç nga dynjaja, realizimin e së cilës nuk mund ta arrish dhe kështu hidhërohesh nga Allahu.
  • Sikur bindja të vendosej në zemër ashtu siç duhej do të fluturonte nga gëzimi, pikëllimi dhe mallëngjimi për Xhennetin, apo edhe nga frika ndaj zjarrit të Xhehennemit.
  • Durimi shprehet në tri gjëra: Të mos flasësh (ankohesh) për fatkeqësinë, as për dhimbjen dhe të mos e shfajësosh veten (cilësosh si të mirë).
  • Nëse të viziton vëllai mos i thuaj: “A je për bukë!”, “A të përgatisim ushqim”, por përgatitja. Nëse han, mirë, e nëse jo atëherë ngrite sofrën.
  • Nëse e njeh veten nuk te bën dëm asnjë fjalë që thuhet për ty.
  • Mos fol me gjuhën tënde atë që t’i thyen dhëmbët tu.
  • Unë ndonjëherë dua të pijë ujë kështu që ngrihet ndonjë njeri dhe ma sjell atë por kjo mua më vjen rëndë sikurse të ma ketë thyer ndonjë brinjë ngase nuk kam mundësi t’ia kthej atë (të mirë).
  • Kujdes e vëzhgoje Atë, që nuk i fshihet asgjë. Shpreso tek Ai që përmbush premtimin dhe kujdes prej Atij qe disponon me ndëshkim.
  • Zoti im! Kafshët i frenon çobani nga epshet-teket e tyre dhe frenohen ndërsa mua nuk më frenon dot libri Yt nga teket e mia. Ah mjerë unë për fatkeqësinë time!
  • Nuk i është dhënë njeriut asgjë prej kësaj bote e të mos i jetë thënë: Ja merre këtë dhe ngjashëm me këtë edhe pikëllim.
  • Sikur kafshët ta kuptonin vdekjen kurrë nuk do të hanit kafshë të majme.
  • Shembulli i dunjasë është sikur shembulli i një buke me mjaltë, mbi të cilin ka fluturuar ndonjë mize dhe i janë këputur krahët. Ndërsa kur të kalojë pranë bukës së thatë kalon pa probleme.
  • Nuk po ua ndaloj ngrënien por po shikoj se nga po hani (a e keni hallall). Si t’iu ndaloj nga kjo kur Allahu thotë: “…vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini…”. (el-A’rafë, 31)
  • Ta takosh Allahun me 70 mëkate ndaj Tij është më lehtë se sa ta takosh me një mëkat ndaj ndonjë njeriu.
  • Nëse ke vendosur për të bërë ndonjë gjë që ka të bëjë me ahiretin nxito para se të të bëhet djalli pengesë.
  • Mos urrej ata që e adhurojnë Allahun. Bëhu i mëshirshëm me njerëz të veçante e të rëndomtë. Mos shkëput marrëdhëniet me farefisin edhe nëse ata i shkëpusin, dhe mos tejkalo kufijtë njerëzor ndaj atij që të ka bërë padrejtësi. Nëse vepron kështu do të jesh shoqërues i pejgamberëve dhe dëshmorëve në Xhennet.
  • Ha pak mund të zgjohesh natën (për namaz), agjëro ngase agjërimi mbyll derën e kurvërisë dhe hap derën e adhurimit, fol pak ngase të zbutet zemra dhe, nëse ke dëshirë ta arrish devotshmërinë, hesht shumë.
  • Mos fyej njerëz shpëton nga gjuhët e tyre, bëhu i mëshirshëm, i dashur tek njerëzit.
  • Bëhu bujar që të mbyllësh turpin dhe të ta lehtësojë Allahun llogarinë dhe dhimbjet (trishtimet e vdekjes, ringjalljes, llogarisë, etj).
  • Fito sa më shumë të mira që Allahu të të shoqërojë (me mëshirën e Tij) në varrin tënd, dhe largohu nga të këqijat-ndalesat që të gjesh ëmbëlsinë e besimit.
  • Pajto me atë që ta dha Allahu bëhesh i pasur dhe mbështetu në Allahun bëhesh i fortë!/

Në shqip: Sedat G. ISLAMI

sedatislami.wordpress.com

 

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit