8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

10 arsye pse fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije të gazuara

Më të lexuarat

Shumë prej atyre që janë prindër mundohen të zgjedhin ushqimet më të mira për fëmijët e tyre, por preferenca e vogëlushëve ndryshon.

Në këto ditë të nxehta vere, kur dhe ekspertët rekomandojnë sa më shumë lëngje, fëmijët janë të prirur më shumë drejt pijeve të gazuara. Por mjekët japin 10 arsye pse të vegjlit nuk duhet t’i prijnë.

Pijet e gazuara krijojnë varësi
Varësia ndaj pijeve të gazuara krijohet për një sërë përbërsish të saj, ku kryesorja është kafeina. Kafeina krijon një varësi fizike, dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj saj.

Nuk kanë vlera ushqyese
Pija e gazuar nuk është ushqim i nevojshëm për trupin tonë, por megjithatë ajo ka disa kalori boshe që mund të shuajnë oreksin. Konsumimi i tyre nga fëmijët u pret oreksin për të ngrënë ushqime të shëndetshme.

Dëmtojnë trurin e fëmijëve
Truri i fëmijës është në zhvillim edhe gjatë adoleshencës. Kur një fëmijë pi shumë pije të gazuara, ai merr kimikate që ndryshojnë trurin. Këto kimikate janë të fshehura tek acidi citrik apo shijet artificiale që kanë pijet e gazuara. Është vërtetuar se këto excitoxin-a shkatërrojnë neuronet e trurit.

Dobësojnë kockat e fëmijëve
Pijet e gazuara dëmtojnë kockat e fëmijës pasi ato tretin kalciumin, aq shumë të nevojshëm. Kafeina është një ndër keqbërësit kryesore, pasi ajo është e njohur për thithjen e kalciumit.

Shkaktojnë agresivitet
Ndryshimi i këtyre sjelljeve mund të vijë nga kafeina, sheqernat artificiale, apo ngjyruesit. Sipas një studimi të bërë me 3 mijë fëmijë, ata që konsumonin më shumë pije të gazuara ishin më agresivë, dhe kishin probleme me përqendrimin.

Shkatërrojnë dhëmbët e fëmijëve
Sheqeri nuk është i mirë për dhëmbët, as përbërësit e pijeve të gazuara. Acidi citrik dhe fosfori mund të zhveshin smaltin e dhëmbëve dhe t’i shkatërrojnë ato.

Ndikon në diabetin në moshë të hershme
Përbërësit artificialë të këtyre pijeve, mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës tek të vegjlit. Dhe kjo është një shenjë e hershme metabolike për diabetin e tipit 2. Çka është më e frikshme? Edhe nëse reduktojnë konsumimin e këtyre pijeve, rreziku nuk ulet.

Mbipesha tek fëmijët
Të vegjlit që u pëlqejnë shumë këto lloj pijesh kanë tendencën të jenë mbipeshë. Një studim dy vjeçar tek fëmijët e moshave nga 3-5 vjeç ka përcaktuar se konsumimi i pijeve me sheqer rrit ndjeshëm peshën e fëmijës. Edhe ato pije të gazuara që janë dietike nuk e shmangin dot këtë fenomen.

Sëmundjet e zemrës
Kur flasim për fëmijët, sëmundjet e zemrës na vijnë rrallë në mendje. Por studimet thonë që qoftë dhe një kanaçe pije të gazuar në ditë, rrit me 61% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Duke patur parasysh rrezikun e varësisë, fëmijët do të konsumojnë pije të gazuara gjithnjë e më shumë, çka shton edhe rrezikun.

Pengojnë tretjen
Pijet e gazuara dhe kafeina janë diuretike, dhe mund të çojnë në dehidratim. Sheqeri dhe kafeina rrisin nivelin e acidit në stomak, duke çuar në sindromin e irritimit të zorrëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit