3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Abbas: Palestinezët viktimë e agresionit izraelit

Më të lexuarat

Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka thënë se populli palestinez ende është viktimë e padrejtësisë, agresionit izraelit dhe neglizhencës ndërkombëtare dhe pasivitetit kur është fjala për dhimbjen dhe vuajtjet e këtij kombi, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 68-vjetorit të pushtimit izraelit, të cilin palestinezët e quajnë “nekbe” (fatkeqësi e madhe), presidenti palestinez Abbas përmes televizionit shtetëror iu drejtua kombit dhe tha se procesi i fatkeqësive të mëdha është në vazhdim dhe se toka e Palestinës ende është skenë e padrejtësive të përditshme dhe vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm të vendit.

Abbas ka thënë se ai do të mbështesë iniciativën franceze për mbajtjen e një konference ndërkombëtare në Paris me qëllim të përpjekjes për ripërtëritjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, por se do të respektojë rekomandimet e Organizatës së çlirimit palestinez në lidhje me kujdesin e nevojshëm dhe bashkëpunimit të kufizuar me Izraelin.

Duke theksuar se do të vazhdojë procesi për mbledhjen dhe dorëzimin e dokumenteve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës të Izraelit, Abbas ashpër ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar, duke e akuzuar se në heshtje shikon ndërtimin e vazhdueshëm të vendbanimeve të paligjshme hebraike në tokën palestineze, vrasjet mizore dhe torturimin e palestinezëve, përdhosjen e faltoreve muslimane dhe të krishtera si dhe mospranimin nga ana e Izraelit për të njohur ekzistencën e kombit palestinez.

“Ne po bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë, kur është fjala për procesin e pajtimit të lëvizjeve palestineze Fatah dhe Hamas, por Hamas duket çdo herë një hap mbrapa, kur bëhet fjalë për krijimin e unitetit kombëtar. Ne do të vazhdojmë të investojmë përpjekje maksimale dhe ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund për të mbyllur këtë faqe të errët në historinë e palestinezëve “, tha Abbas.

Izraeli që nga 14 maji 1948 pushtoi territoret e Palestinës dhe shpalli pavarësinë e tij, ndërsa popullata e atjeshme palestineze është e detyruar në shpërngulje. Palestinezët që nga atëherë 15 majin e shënojnë si “nekbe” (fatkeqësi e madhe). Miliona palestinezë ende jetojnë në kampet e refugjatëve në të gjithë Lindjen e Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit