3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shkollat e Prishtinës, të gatshme për procesin arsimor

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura që viti shkollor 2012/2013 të fillojë me kohë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës.

Drejtori i drejtorisë së Arsimit, z. Halim Halimi në një konferencë për medie tha se edhe gjatë këtij viti Komuna e Prishtinës ka investuar në krijimin e kushteve për zhvillim normal të mësimi, duke ndërtuar objekte të reja shkollore, anekse, salla të edukatës fizike etj.

Në këtë vit shkollor, në klasën e dhjetë do të vazhdojnë procesin edukativo-arsimor 2924 nxënëse, ndërsa për herë të parë do të fillojnë procesin edukativo-arsimor 3100 fëmijë.

“Për të ngritur cilësinë e mësimit nga shtatori i këtij viti do të ketë kalim mirë të planifikuar të disa shkollave në kryeqyteti nga objektet ekzistuese në objektet e reja të sapondërtuara dhe do ri-sistemim në objektet ekzistuese. Kështu është planifikuar që nxënësit e SHMT “28 Nëntori”, dhe i gjithë personeli tjetër do të kalojnë në objektin e ri të ndërtuar në lagjen ‘Kalabria’, në afërsi të objekteve të shkollave të mesme, asaj ekonomike ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ dhe SHMB ‘Abdyl Frashëri’, ku nxënësit e kësaj shkolle do të kenë kushte shumë të mira për mësim”, Halimi.

Ndërsa, në objektin e tanishëm të SHMT “28 Nëntori”, do të kalojnë nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, drejtimi shoqëror, si pjesë integrale e këtij gjimnazi, ku edhe këta nxënës do të kenë kushte shumë më të mira për mësim se deri më tani, dhe do të menaxhohen nga e njëjta drejtori.

Në kumtesë thuhet se synimi i komunës së Prishtinës është që krijoj kushte sa më të mira mësim, pasi që deri më tani në Gjimnazin “Sami Frashëri” është zhvilluar mësimi në kushte jo të mira dhe jashtë standardeve të kërkuara për hapësirë në kokë të nxënësit.

Ndërkaq, nxënësit dhe personeli i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”, po nga 1 shatori i këtij viti do të transferohen në objektin e ri shkollor në lagjen “Çamëria” në afërsi të objektit të Shkollës së Gjelbër.

Ndërsa, objekti i tanishëm i këtij Gjimnazi që gjendet në lagjen “Sefali” në afërsi të Universitetit Amerikan, do të shndërrohet në shkollë fillore për nxënësit e kësaj lagjeje dhe lagjeve tjera përreth.

“Po ashtu kemi bërë përgatitje për furnizimin e shkollave më ditar të punës dhe tekste mësimore. Në shkollat fillore dhe të mesme kemi një kuadër, por kemi shpallur edhe konkurs lidhur me plotësimin e vendeve të punës. Në të gjitha shkollat, në ato 41 fillore dhe 12 të mesme, kemi shpallë vetëm 24 vende pune të lira. Për këto vende kanë konkurruar diku rreth 630 kandidat. Për një mësues klasorë të shkollës kanë konkurruar 103 vetë”, tha Halimi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit