0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bekimet e Imamit, Bekim Alimit, në inaugurimin e tunelit të dytë në Gotthard

Më të lexuarat

Nëse do t’i hidhnim një shikim shtypit të sodit, respektivisht më 11 maj 2016, pas publikimit zyrtar nga Federata zvicerane të pjesëmarrësve në inaugurimin e tunelit të dytë të hekurudhës,  do të gjejmë artikuj të botuar me përmbajtje interesante.

Ne mesin e tyre, e përditshmja “20min“, mban qëndrimin e saj, tashmë të njohur, ku, ndër të tjerash, si titull të vetin vendos: NJË IMAM MERR PJESË, POR JO EDHE NJË PRIFT PROTESTANT.

Me 1 qershor 2016 bëhet hapja solemne e tunelit të dytë hekurudhor në Gotthard. Gjatësia prej 57 km e bën këtë tunel të famshëm në nivel botërorë, për të cilin është punuar përafërsisht 16 vite të plota. Nuk do mend që ky angazhim i madh dhe teknologji e madhe në këtë shtet helvetik, do të reflektojë në një inaugurim gjigant, ku me qindra pushtetarë botërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, krahas kancelares gjermane, presidentit francez, etj.

Ndryshe nga qeveria Zvicerane, ku parasheh që një prift mjafton për t’i përfaqësuar të gjithë të krishterët, një rabin të gjithë të çifutët dhe një imam të gjithë muslimanët, mendon e përditshmja zvicerane “20min”. Ajo pyetet duke kritikuar, se si është e mundur në këtë rast të madh solemn të ftohen muslimanët (imami) por jo edhe protestantët.

Gazeta në fjalë vazhdon duke e konsideruar këtë si një gabim politik.

Muslimanët në Zvicër përbëjnë 5 përqindëshin e popullatës së përgjithshme. Ata janë të integruar mirë në jetën shoqërore dhe vazhdojnë të jenë një faktor dhe shembull pozitiv ne realitetin zviceran.

Imam Bekim Alimi, i cili merr pjesë në këtë inaugurim, është imam në Xhaminë Wil, i njohur me aktivitetet e tij në Zvicër dhe është kryetar i Organizatës islame multinacionale të Zvicrës Lindore. Ai me këtë rast përfaqëson Organizatën Islame Multinacionale për të tërë Zvicrën (FIDS).

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit