Dr. John R. Christopher, autor i njohur, thotë se duhet të konsumoni dy litra çaj majdanozi çdo ditë për të arritur rezultatet më të mira në trajtimin e qarkullimit të dobët të gjakut dhe këmbëve të ënjtura, transmeton Telegrafi.

Përgatitja

Vendosni ¼ e gotës majdanoz në një tas, pastaj hidhni ujë të vluar.

Lëreni ashtu për 5-7 minuta dhe pastaj mund të shtoni xhenxhefil, limon dhe mjaltë.

Ndërsa për rezultatet maksimale duhet ta pini çajin kur është i nxehtë.

Gjithashtu është e rekomandueshme që kur jeni të shtrirë të vendosni një jastëk nën këmbë dhe t’i lini këmbët në një lartësi më të madhe se zemra.