NATO i ka dhënë leje Izraelit të hapë zyrë në selinë e saj të Përgjithshëm në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga NATO të mërkurën, thuhet se në të njejtën kohë shtetet anëtare do të njohin ambasadorin e Izraelit i cili do të ketë atje zyrën e tij të përhershme.
Izraeli nuk është shtet anëtar i NATO-s mirëpo nga viti 1994 është anëtar i organizatës “Dialogu i Medheut”.
Themelimi i organizatës në fjalë është bërë me iniciativë të Këshillit Veri-Atlantik në vitin 1994.
Anëtare të saj janë shtatë shtete jo anëtare të NATO-s nga rajoni i Mesdheut: Algjeria, Egjipti, Izraeali, Jordania, Mauritania, Moroku dhe Tunizia.