8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A na shëndosh buka e bardhë?!

Më të lexuarat

Nëse jeni të kujdesshëm me peshën tuaj dhe dëshironi t’i humbni kilogramët e tepërt, atëherë ndoshta duhet të ndaloni ose të konsumoni sa më pak të jetë e mundur bukë të bardhë.

Sipas studimit të ri të shkencëtarëve nga Spanja, personat të cilët rregullisht konsumojnë bukë të bardhë, kanë një rrezik më të madh të trashjes në krahasim me personat që konsumojnë bukë nga drithërat integrale.

Në studim morën pjesë 9,200 persona.

Shkencëtarët monitoruan shëndetin e tyre, shprehitë e ngrënies dhe peshën trupore gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Rezultatet e vëzhgimit treguan se pjesëmarrësit të cilët çdo ditë konsumojnë bukë të bardhë kanë një rrezik 40 për qind më të madh nga shtimi në peshë në krahasim me ata që rrallë ose më së shumti një herë në javë konsumojnë bukë të bardhë.

Studiuesit nuk gjetën ndonjë lidhje në mes konsumit të bukës së zezë apo bukës nga drithërat integrale dhe shtimit të peshës. Midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë ekziston një dallim i konsiderueshëm në sasinë e fibrave, numrin e kalorive dhe llojin e karbohidrateve.

Vetëm dy porcione të bukës së bardhë në ditë janë të lidhura me rritjen e rrezikut për të shtuar në peshë.

Hulumtuesit vënë në dukje se rezultatet e kërkimit janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësimi edhe nga ekspertë të jashtëm. /GS/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit