1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe një muaj kohë për privatizimin e Brezovicës, projekti në pikëpyetje

Më të lexuarat

Sikur shumë projekte në Kosovë, edhe ai për Brezovicën nuk po ecë siç ishte paraparë fillimisht. Edhe pse kanë kaluar afro 30 muaj që nga shpallja e fituesit projekti nuk ka filluari të realizohet. Konsorciumi fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” nuk i siguroi mjetet e premtuara, por Qeveria e Kosovës i dha ende kohë ta bëjë këtë. Tash afati i fundit për t’i siguruar parat është 31 maj i këtij viti.
Kanë mbetur vetëm edhe 30 ditë të afatit për përmbushjen e kushteve kontrakuale për fituesin e projektit zhvillimor për kompleksin turistik Brezovica.

Kompania fituese e këtij projekti, konsorciumi francez MDP Consulting – Compagnie des Alpes, ka afat deri me 31 maj të këtij viti që t’i sigurojë mjetet për të nisur realizimin e projektit të qendrës më të rëndësishme të skijimit në Kosovë.

Në muajin dhjetor të vitit 2014 konsorciumi francez MDP Consulting –Compagnie des Alpes ishte shpallur fitues, me një çmim prej 409 milionë euro.

Këshilltarja për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vjollca Dibra, ka thënë për Express se MTI është në kontakt të vazhdueshëm me Partnerin Privat, nënshkrues i kontratës për projektin e Brezovicës dhe sipas saj ky konsorcium do të arrij ta përmbush edhe premtimin brenda avatave ligjore.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Komiteti Drejtues Ndërministror ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga kontrata e PPP-së në dhjetor të vitit 2015. Tani Partneri Privat është në proces të përmbushjes së obligimeve deri në afatin e dhënë, 31 maj 2016”, ka thënë ajo.

Dibra ka bërë të ditur për Express se Partneri Privat është i angazhuar maksimalisht për të përmbushur obligimet kontraktuale për realizimin e Projektit të Brezovicës, duke thënë se edhe nuk do të ketë edhe afate shtesë për këtë çështje.

“Ne shpresojmë se Partneri Privat do të përmbush obligimet që dalin nga kontrata në përputhje me afatet që i ishin dhënë në dhjetor të vitit 2015”.

Sipas kontratës së nënshkruar më datën 14 prill 2015, Qeveria e Kosovës dhe kompania fituese kishin rënë dakord për një periudhë transitore prej 180 ditëve, për të përmbushur të gjitha obligimet kontraktuale.

Obligimet që do të duhej t’i përmbushte konsorciumi fitues ishte dorëzimi i master planit për qendrën e re, projektin për ndikimin mjedisor dhe projektin për ndikimin ekonomik që do të ketë në komunën e Shtërpcës.

Pas këtyre procedurave ishte paraparë të fillonte zbatimi i projektit, por që gjithçka kishte dështuar, për shkak se kompania nuk ishte përgatitur, ku edhe kishte pasuar afati shtesë me kërkesë të kompanisë fituese.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë kërkojnë nga autoritetet e vendit që të jenë më të vëmendshëm karshi realizmit të këtij projekti.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka ditë ma parë në disa prononcime për media ka thënë se mbetet optimist që kompania fituese për realizimin e projektit zhvillimor Brezovica do të arrijë të përgatitet deri në afatin e caktuar kohë.

Sipas tij, zhvillimi i Brezovicës është i mundur vetëm në këtë mënyrë, çfarë edhe ka filluar, pasi që mjete të buxhetit të Kosovës nuk ka mundësi të realizohet .

Megjithatë, ekspertët e fushës së turizmit dyshojnë në përmbushjen e marrëveshjes kontraktuale nga kompania fituese në afatin e caktuar kohor.

Zekë Çeku, ekspert i fushës së turizmit, shprehet mjaft skeptik në realizimin e këtij projekti. Ai thotë se mos realizimi i obligimeve kontraktuale me kohë të caktuar, kanë treguar jo seriozitet në këtë projekt.

“Nënshkruesi i parë i kontratës nuk është kompani zhvillimore, por është kompani konsulente e cila nuk ka kapacitete as njerëzore e mos të flasim për kapacitete financiare. Këtu është bërë gabimi dhe frikësohem se ky projekt të dështoj. Nuk kisha dashur të dështojë, mirëpo ka mjaft argumente që dëshmojnë këtë”, kishte deklaruar ai për Rel.

Konsorciumi francez kishte planifikuar investime në kompleksin turistik Brezovica 165 milionë euro në tri vitet e para, si dhe ishte premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune.

Në investime parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan), të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit