3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ahmeti – deputetëve serbë: Çështja e kishës, politikisht e ndjeshme

Më të lexuarat

Sot një delegacion i deputetëve serb te Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Komunën e Prishtinës dhe patën takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kjo vizitë ishte pjesë e vizitave që deputetët serbë po i organizojnë në të gjitha komunat në Kosovë. Delegacioni përbëhej nga deputetët Slavko Simiq,Nenad Rasiq,Milka Vuletiq,Milena Miliçeviq dhe Bojan Mitiq.

Gjatë takimit delegacioni i Kuvendit u interesua për gjendjen e përgjithshme në komunën e Prishtinës me fokus të veçantë në situatën e qytetarëve serbë në komunën e Prishtinës. Kryetari Ahmeti edhe njëherë potencoi planin e reformave në komunën e Prishtinës dhe punën në përgjithësi.

Me theks të veçantë u diskutuan çështjet e rëndësishme për komunitetin serb, në disa lokacione në Prishtinë, ku u diskutua për projektet e implementuara deri tani dhe ato të cilat priten që të implementohen gjatë vitit. U theksua edhe bashkëpunimi me komunat e tjera në regjionin e Prishtinës.

Të dyja palët u pajtuan se integrimi socioekonomik i të gjitha komunitete ve mbetet synim kryesor.

Kryetari Ahmeti foli edhe për tregun e prodhimeve vendore si një projekt i rëndësishëm i integrimit ku përmes mundësisë për fermerët të të gjitha nacionaliteteve të shesin në tregjet e Prishtinës do të ndërtohet edhe një urë ekonomike në mes të komuniteteve.

Në takim u diskutua edhe çështja e objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Përderisa deputetët shprehën shqetësimin për gjendjen ekzistuese dhe statusin e ardhshëm të Kishës, kryetari Ahmeti potencoi edhe një herë se kjo çështje është politikisht e ndjeshme dhe se do të procedohet me kujdes. Përderisa Komuna e Prishtinës nuk ka përgjegjësi për gjendjen e tashme të sigurisë, u diskutua për nevojën e definimit të statusit ligjor të këtij ndërtimi.

Komuna e Prishtinës çdo ndërtim në Prishtinë e trajton sipas ligjeve në fuqi prandaj edhe ka bërë thirrje që të paraqitet i gjithë dokumentacioni ekzistues në Komunë për ta trajtuar më tutje. Çështja e pronësisë së tokës, destinimit të saj dhe çështje të tjera të lirive fetare janë përgjegjësi të institucioneve të tjera relevante në Republikën e Kosovës.

Kryetari Ahmeti i ftoi deputetët që edhe në të ardhmen të vizitojnë komunën e Prishtinës dhe të interesohen për të gjitha çështjet e ndërlidhura me komunën dhe jo vetëm ato të komunitetit serb. Kërkoi nga deputetët qe të angazhohen që sa më parë të kalojë Ligji për Kryeqytetin që tash e 8 vite nuk kalohet nga Kuvendi edhe pse Kushtetuta e kërkon një gjë të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit