1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Opozita kundër dialogut pa kërkimfalje të Serbisë për krimet në Kosovë

Më të lexuarat

Dialogu politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, i paralajmëruar që të fillojë në vjeshtë, nuk e përjashton mundësinë që në një tavolinë të përbashkët t’i ketë bashkëbisedues ish-zëdhënësin e Qeverisë Milosheviqit, kryeministrin aktual të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së.

Madje për takimin e nivelit të lartë mundësinë e kanë lënë të hapur të dy kryeministrat, gjatë fjalimeve të tyre në seancën e së martës në KS të OKB-së, ku u diskutua lidhur me raportin për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki moon. Mirëpo, partitë opozitare në Kosovë e kritikojnë gatishmërinë e dy kryeministrave për t’u takuar. Sipas përfaqësueseve të partive opozitare takimi i nivelit të lartë nuk duhet të ndodhë para se Serbia t’i plotësojë disa kushte.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, deputetja Vjosa Osmani, vlerëson se paralajmërimi për takime të nivelit të lartë është sinjal se Qeveria po i hyn dialogut politik me Serbinë që për LDK-në, sipas Osmanit, është i papranueshëm derisa shteti serb të mos kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë.
Vullnetin e kryeministrit Thaçi për t’u takuar me homologun e tij, Daçiq, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, e konsideron si entuziazëm të tepruar, pasi që, sipas Isufit, kështu do të duhej të sillej Serbia dhe jo Kosova.
Kundër takimit të mundshëm të dy kryeministrave është shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit