8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Shteti Islamik me buxhet 30 për qind më të ulët se para 15 muajve

Më të lexuarat

Një firmë që merret me analiza, me bazë në SHBA, thotë se të ardhurat e grupit të Shtetit Islamik kanë rënë për rreth 30 për qind në 15 muajt e fundit, duke e përshkruar këtë rënie si kërcënim për sundimin e tyre afatgjatë në të vetë-shpallurin ‘kalifat’, njofton REL.

Në një raport të lëshuar sot, firma IHS thonë se të ardhurat e grupit terrorist kanë rënë në muajin mars në 56 milionë dollarë, nga 80 milionë në muaj, sa kishin në mes të vitit 2015.
Në raport thuhet se prodhimi ditor i naftës në zonat e kontrolluara nga IS-i ka rënë në 21 mijë fuçi nga 33 mijë, gjatë të njëjtës periudhë kohore, pasi objektet e prodhimit pësuan dëme nga sulmet ajrore.

Ndërkohë, militantët e Shtetit Islamik kanë humbur 22 për qind të territorit të tyre në Siri dhe Irak dhe tani i sundojnë mbi 6 milionë njerëz, në vend të 9 milionëve, që nënkupton se baza e mbledhjes së taksave nga ky grup është zvogëluar.

Si pasojë, ata kanë paraqitur tatime të reja për aktivitete, siç është instalimi i pajisjeve satelitore, apo daljet nga qyteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit