0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

ALIJA IZETBEGOVIQ (Allahu e mëshiroftë)

Më të lexuarat

ALIJA IZETBEGOVIQ (Allahu e meshirofte)

Alija Izetbegoviq u lind me 8 gusht 1925 në Bosanski Shamac. Në Sarajevë u shkollua dhe jeton që nga viti 1928. Studimet i filloi për agronomi ndërsa më 1954 kaloi në fakultetin juridik. Diplomoi më 1956 ndërsa me 1962 dha provimin e avokaturës. Ai ishte për një kohë të gjatë kundërshtar i flakët i komunizmit dhe për aktivitetet e tij pan-islamike dy herë u burgos nga regjimi totaliatar i Jugosllavisë. Herën e parë më 1946 si anëtar i organizatës “Muslimanët e Rinj”, me tre vjet burgim dhe më pas në proçesin e njohur të montuar gjyqësor më 1983 u dënua me 14 vjet burgim, që më vonë u shkurtua në 12 e në fund në 9 vjet. Asokohe u dënua si autor i Deklaratës Islame të shkruar më 1970. Nga burgu doli më 1988 mbas pesë vjetë e tetë muaj. Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativën për themelimin e një partie muslimane në Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndërsa në kuvëndin themelues të kësaj partie të mbajtur në Sarajevë më 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po në atë vit në zgjedhjet shumëpartiake kjo parti fitoi mbi komunistët . Ai u bë president i Bosnjës. Gjatë holokaustit që përjetuan muslimanët gjat viteve ’90-’95 Izetbegovici qëndroi në mesin e tyre pa lëshuar zyrën dhe apartamentin e tij.Pas presinoeve ndërkombëtare dhe vuajtjeve të mëdha që populli i tij po i përjetonte, në nëntorë të vitit 1995, u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen e Dejtonit për paqe që de fakto ndau Bosnjën. Në shtatorë 1996 ai u rizgjodh president i presidencës treanëtarëshe të Bosnjes. Më 1999, ai shpalli vendimin e tij për dorëheqje nga posti i presidentit të Bosnjës. Shëndeti në njërën anë, mosha e shtyrë dhe më e rëndësishmja ashtu si ai u shpreh përcaktimi i komunitetit ndërkombëtarë të dobësoj esencën islame të Bosnjës: “Komuniteti ndërkombëtarë po i shtynë gjërat përpara në Bosnjë…por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit musliman. Unë e ndiej këtë si një padrejtësi”,”Këto janë gjëra që unë nuk mund të jetoj me to”. Alija Izetbegoviq është gjithashtu edhe mendimtarë dhe shkrimtarë i rrespektuar. Ai është i mirënjohur për librin e tij “Islam ndërmjet lindjes dhe perëndimit” që i cilësuar si më i miri i viteve të 80-të, në vitin 1997 u laborua me çmimin Faisal, çmim ky që i dedikohet autorëve islam më të suksesshëm të vitit. Kjo hyrje në gjendjen njerëzore analizon mohimin e perëndimit islamin dhe kontributin e dhënë nga muslimanët në komparacion të civilizimeve islame dhe sekulare. Ai tregon se ku të dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua më 1984 kur Izetbegovici ishte ende në burg. Libri Evropian më i shitur, u vlerësua nga autori britanik Asad Yawar si” libri më i shkëlqyer që u publikua në Evropë në 1980-tat ”

Përveç librit të lartëpërmëndur është autor edhe i librave “Deklerata Islame”, “Mëndimet në Burgë” si dhe përmbjedhjen e artikujve “Problemet e Rilindjes Islame”. Alija Izetbegovic shumë i respektuar nga bota perëndimore për krenarinë dhe mosfshehjen e identitetit të tij islam dhe nga bota muslimane si ideolog dhe shkrimtar i madh do të mbetet si një personalitet i madh dhe me ndikim në botën e parë si politikan i aftë e në te dytën ndoshta personaliteti islam më i shquar i ketij fundmileniumi. Pak ka dhe do te ketë njerëz si Izetbegoviqi me një dualitet kaq te thellë dhe të shprehur si në shkrimet e tija poashtu edhe në jetën e tij politike e private, si një musliman i devotshëm po edhe si një politikan i spikatur që e njef mirë kulturën dhe diplomacinë perëndimore. Muslimanët po edhe të tjerët duhet të vetëdijësohen që sa më shpejt dhe në mënyrë të merituar t’i vlerësojnë personalitetet e mëdha ashtu si u takon, e ndër ta një kaq të padiskutueshëm siç është padyshim edhe Alija Izetbegoviq

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit