1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë mund të tregoj urina juaj…

Më të lexuarat

Ne të gjithë urinojmë, dhe si një funksion normal trupor, ne zakonisht nuk i kushtojmë mjaftë vëmendje, por ka disa gjëra të rëndësishme që urina juaj mund t’ju thotë.

Ndonjëherë, ajo dërgon sinjal se është e çdo gjë në rregull, por ndonjëherë shenjat e tjera mund të kalojnë pa u vënë re. Këtu janë disa nga gjërat e rëndësishme, që urina juaj mund t’ju tregoj.

1. Urina e shëndetshme
Gjëja e parë gjenerale që urina juaj mund t’ju tregoj, është se në përgjithësi u duhet të njihni urinën tuaj, për tu siguruar që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Kjo do të thotë që ju duhet të dini se çfarë arome ka dhe si duket urina juaj “normale”. Nëse ju nuk e dini, si do të jeni në gjendje për të vërejtur ndonjë ndryshim? Ju gjithmonë duhet të merrni dhe të shiqoni urinën tuaj, dhe, ju mund të shihni ndonjë ndryshim në qëndrueshmërinë, ngjyrën dhe aromën. Urina e shëndetshme duhet të jetë e verdhë e ndritshme / e artë si ngjyra e kashtës dhe mjaf e pa aromë.

2. Ndryshimi në kohë
Ju në përgjithësi e dini se sa herë në ditë urinoni, kështu që nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e, se sa herë ju shkoni për të urinuar, kjo është diçka për tu menduar. Frekuenca është një nga gjërat që urina juaj mund t’ju tregoj në lidhje me ndryshimet në trupin tuaj. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar nga ndonjë ditë e veçantë pune, por një ndryshim i zgjatur mund të jetë një shenjë se ju keni një infeksion ose inflamacion në fshikëzën tuaj ose në traktin urinar.

3. Urinoni më shpesh
E njëjta vlenë edhe nëse ju urinoni më shpesh, edhe ky është një sinjal. Shkaku i kësaj dukurie është se ju mund të kaloni deri në dehidratim. Ky është një mesazh i qartë se ju nuk jeni duke pirë mjaftueshëm. Uji është i nevojshëm për të pastruar (larguar) toksinat nga trupi, kështu që nëse ju nuk urinoni me rregull, ju do ti bëni disfavore imunitare trupit tuaj. Nëse urina juaj është më pak e shpeshtë, më e vogël në sasi dhe më e errët në ngjyrë, ajo është padyshim dehidratim, kështu që filloni të pini më shumë lëngje dhe ujë menjëherë. Urinimi ulur gjithashtu mund të jetë shkaktar i infeksioneve.

4. Ndryshimi i aromës (erës)
Siç kemi përmendur, urina e shëndoshë nuk ka shumë aromë (nëse lihet të qëndroj në tualet), kështu që një ndryshim i aromës (erës) është një tjetër shenjë që urina juaj është duke ju thënë diçka. Nëse veçanërisht nuhasni aromë të fortë, kjo mund të jetë për shkak se ju mund të keni ndonjë infeksion. Por, edhe disa ushqime mund të ndryshojnë erën e urinës, të tilla si shpargu (dhe gjithashtu edhe kafea e fortë për disa njerëz). Nëse vëreni një erë si të amoniakut, kjo është zakonisht një shenjë që na dërgon drejt dehidratimit. Aromë myku, mund të jetë një tregues i sëmundjeve të mëlçisë ose një çrregullim i metabolizmit. Një aromë e ëmbël mund të jetë një çrregullim metabolik – shpesh edhe çrregullim i diabetit.

5. Ndryshimi në konsistencë (qëndrueshmëri)
Gjërat që urina juaj ju tregon, janë tregues kyç i shëndetit. Ashtu si frekuenca dhe aroma, qëndrueshmëria është një tjetër shenjë treguese. Ndonjëherë, urina mund te duket thjesht e trashë dhe e errët në ngjyrë, në qoftë se ju nuk keni urinuar për një kohë, por ndryshimet në konsistencë, gjithashtu mund të tregojë një sëmundje apo infeksion. Nëse urina juaj është e turbullt, kjo mund të thotë që ju keni një infeksion apo edhe gurë në veshka. Nëse urina juaj është e shkumëzuar kjo mund të thotë se ka një ndërtim të proteinave, një tjetër tregues i një problemi potencial i veshkave.

6. Ndryshimet në ngjyrë
Kur ju e dini ngjyrën tuaj normale të urinës, ju duhet të jeni në gjendje të vëreni ndonjë ndryshim. Në përgjithësi, ka një arsye të vlefshme dhe të pakomplikuar për ndryshimin ngjyrës së urines, sepse ngjyra e urinës mund të ndikohet edhe nga kimikatet, ushqimi dhe medikamentet. Disa ndryshime të ngjyrës, megjithatë, janë një tregues i diçkaje më serioze dhe mund të paraqesin ndonjë problem serioz. Më poshtë po ju tregojmë disa sqarime për ngjyrat e urinës:

  • Ngjyrë portokalli: Më shpesh shkaktohet nga ushqimet me këtë ngjyrë (portokalli) – ato të cilat përmbajnë një proporcion të lartë të karotenit. Antibiotikët, barërat, kimioterapia, laxatives, enët e gjakut dhe madje edhe medikamentet për infeksionet e traktit urinar mund të shkaktojë urinën të jetë ngjyrë portokalli.
  • Ngjyrë kafe: Nëse urina juaj është ngjyrë kafe e errët (si çaj i fortë), ajo mund të jetë shenjë e çrregullimit të veshkave ose sëmundjeve të mëlçisë. Urina ngjyrë kafe e qelët mund të shkaktohet duke ngrënë në masë raven (lloj rrepe) ose fasule Fava. Përsëri, disa medikamente mund të kthejnë urinën në ngjyrë kafe, të tilla si laxatives, relaxants i muskujve, tabletat anti-malaria, dhe disa lloje të antibiotikëve.
  • Ngjyra e kaltër dhe e gjelbër: Një indikator i zakonshëm në këtë rast është shpargu (lloj bime barishtore), por përsëri medikamente të caktuara mund t’i japin urinës një nga këto nuancat, duke përfshirë edhe barëra të përziera, medikamente të zemres dhe disa multi-vitamina.
  • Ngjyra e kuqe dhe vjollce: Kjo është një nga ngjyrat e urinës që i dërgon njerëzit në një panik, sepse ata supozojnë automatikisht se kjo është shkaktuar nga gjaku. Por, urina e kuqe mund edhe të tregojë infeksionin, kancerin, sëmundje të veshkave, gurët e fshikëzës ose sëmundje të mëlçisë. Por, gjithashtu mund të shkaktohet nga “anesthetics, laxatives” dhe disa barnave antipsikotike. Përveç kësaj, si ndryshimet e tjera të ngjyrës, ajo mund të jetë edhe për shkak të ushqimeve të pasura me ngjyra, të tilla si raveni, manaferrat dhe panxhari. Ajo mund gjithashtu të jetë një tregues i merkurit kronik ose helmimit me plumb.

7. Simptoma të tjera
Gjë tjetër që të jeni të vetëdijshëm është që të verifikoni atë çfarë ndjeni gjatë aktit të urinimit. Kur ju urinoni, ju mund të përjetojni një ndjesi thumbuese ose djegie, kruajtje pasi ju të fshiheni, ose madje edhe dhimbje. Këto janë të gjitha shenjat që diçka nuk është si duhet të jetë. Ju mund të keni një infeksion të fshikëzës apo të traktit urinar, cistave, ose një IST.

Disa nga këto gjëra, urina juaj mund t’ju tregoj, dhe ju duhet të kërkoni këshilla mjekësore, veçanërisht në qoftë se shenjat janë të pranishme me simptoma të tjera si vjellje, marramendje, dhimbje koke, humbje e oreksit, dhimbje barku, diarre, humbje peshe, ose ethe. /femra.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit