1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqipëria ‘Kjo perlë që nuk e kemi njohur’

Më të lexuarat

“Në zbulim të Shqipërisë, vendit të Ballkanit që nuk është vlerësuar më parë.” Kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë televizioni francez, “Arte”, në një analizë në seksionin e guidave në faqen online.

Natyra e Shqipërisë dhe tradita mikpritëse a banorëve është paraqitur përmes dy videove, që tregojnë njëra veriun dhe tjetra jugun e vendit.

“Pjesa e parë e udhëtimit në veri të vendit, një zonë plot me pasuri natyrore: Alpet shqiptare. Drini që rrjedh mes luginave malore, ujërat e kaltra të liqenit të Komanit, bregdeti Adriatik dhe delta e mrekullueshme e Bunës, një parajsë për zogjtë dhe peshqit”, thuhet në videon e parë.

Në qendër të Shqipërisë gjendet kryeqyteti, Tirana, ku banojnë pothuajse një e treta e banorëve të të gjithë vendit. Më në lindje, në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjendet liqeni i Ohrit, një nga më të lashtët në botë.

Ndërsa kalon mes bunkerëve, që ende “ndotin” peizazhin, rruga të çon në Gjirokastër, qytetin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Më pas mund të shkosh në Butrint, siti arkeologjik më i rëndësishëm në vend, një qytet antik me tempujt e tij. Në fund zbulohet një prej traditave të maleve shqiptare tradita.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit