1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Paralajmërimi i veteranëve: Mos na i prekni pensionet

Më të lexuarat

Veteranët e UÇK’së të cilët marrin nga 170 euro pagë thonë se do të kundërshtojnë me cdo mjet nëse u zvogëlohen të ardhurat.

Këtë kërkesë është duke e bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar të cilët thonë se Qeveria po përballet me presione të mëdha nga grupe të ndryshme kur janë në pyetje këto paga. Ekzekutivi i vendit nuk ka ende përgjigje rreth kësaj situate.
Rreth 21 mije veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të ndihen të zhgënjyer, me 25 prill të këtij viti, kur edhe pritet t’i marrin pensionet e tyre.

Atyre në llogaritë bankare mund t’u dalin më pak para, pasi është duke u kërkuar ulja e pensioneve për këtë kategori. Një kërkesë të tillë, është duke e bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Veteranët aktualisht i marrin nga 170 euro.

Por, vërejtje për këtë ka FMN e cila këtë cështje e ka adresuar në Raportin e Vlerësimit të Menaxhimit të Investimeve Publike.

Aty thuhet qartë se Qeveria e Kosovës është duke u ballafaquar me presione nga grupet e ndryshme.

“Presioni politik për të shpenzuar në fusha jo emergjente është i madh dhe po rritet nga grupet e fuqishme lobuese si pensionistët, veteranët, ish të burgosurit politik dhe shërbyesit civil bashkë me partnerë ndërkombëtar”, thuhet në të FMN-s.
Këto shpenzime rrezikojnë të lënë anash shëndetësinë, edukimin dhe projektet tjera kapitale të cilat do të nxisnin rritjen ekonomike dhe do të reduktonin varfërinë vë në pah FMN.

Mirëpo, me këto vlerësim dhe kërkesa të FMN’së, nuk janë duke u pajtuar veteranët e UÇK’së. Ata madje po paralajmëron edhe revolta, nëse merret vendim që të ketë ulje të pensioneve.

Smajl Elezaj, kryetari i Veteranëve të UÇK-së ka thënë për Express se nuk do të rrinë të qetë pranë kësaj kërkesë. Por, që ka bërë të ditur se për tu ulur pensionet duhet të behën edhe disa ndryshime në ligje.

“Nuk mund të ketë ulje të tilla. Vendimet për ulje duhet të merren në Kuvendin e Kosovës, aty duhet të votohet nga deputetët. Qeveria nuk mund të bëjë ulje më shumë, sepse kështu është miratuar dhe nuk mund të bijnë nën shifrën minimale. Më ligj thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend. Por, nëse diçka e tillë ndodh ne, dhe të gjithë veteranët do të revoltohemi. Do të ketë kundërshtime në të gjitha mënyrat”,

Në rast të një marrëveshjeje e tillë, siç kërkon FMN’ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.

“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë” thuhet Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Gazeta Express/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit