1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Assange, në pritje të vendimit të Ekuadorit

Më të lexuarat

Presidenti i Ekuadorit ka deklaruar se shpreson të marrë një vendim nëse themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, do t’i jepet azil politik në vendin e tij këtë javë.

Presidenti Rafael Correa deklaroi në një intervistë televizive se vendimin do ta merrte pas një konsultimi me këshilltarët e tij të mërkurën.

Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër në qershor, për të shmangur ekstradimin e tij në Suedi, ku akuzohet për dhunë seksuale, gjë të cilën ai e mohon.

Më herët gjatë muajit mediat ndërkombëtare kishin raportuar se Ekuadori do ta merrte vendimin e tij pas Lojrave Olimpike Londër 2012.

Assange, 41 vjeç, mund të përballet me arrestim për shkelje të afateve të qëndrimit nëse largohet nga ambasada ekuadoriane. Por në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare diplomatike, policia nuk mund të hyjë në selinë diplomatike për ta arrestuar atë.

Assange, me shtetësi australiane, irritoi tej mase Uashingtonin në vitin 2010, kur Wikileaks filloi publikimin e mijëra dokumenteve diplomatike konfidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Prokurorët suedezë duan ta marrin atë në pyetje në lidhje me akuzat për agresion seksual. Assange ka deklaruar se druhet se, nëse ekstradohet në Suedi, më vonë mund të dërgohet në Shtetet e Bashkuara ku mund të akuzohet për spiunazh dhe mund të dënohet me vdekje.

Gjithësesi, ky argument është hedhur poshtë nga prokurorët në seancën gjyqësore për ekstradimin, të cilët thanë se i mbrojnë njerëzit nga dënime të tilla./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit