2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kardavi: Vrasja e njerëzve të pafajshëm akt terrorist

Më të lexuarat

Dijetari i mirënjohur Dr.Jusuf El-Kardavi, duke iu referuar përdorimit të avionëve civil për qëllime ushtarake, sulmeve dhe rrëzimeve të tyre ka thënë se një veprim i tillë është i ndaluar.

Ai, në fetvanë e publikuar në faqen zyrtare të Unionit Botëror të Ulemave Islam, tha: “Terrorizëm është çdo veprim që përfshin vrasjen e njerëzve të pafajshëm, i cili nuk bën dallim mes të pafajshmit dhe fajtorit, dhe ku civilët shfrytëzohen për arritje të objektivave.”

El-Kardavi tha se ai edhe më parë kishte lëshuar një fetva sipas së cilës është ndaluar rrëmbimi i avionëve për çfarëdo qëllimi. “Ky është një akt i qartë i terrorizmit, ç’lidhje apo faji kanë pasagjerët në avionin e rrëmbyer? Secilit prej nesh mund t’i ndodhë që të jetë në një avion të rrëmbyer, mua, juve, familjeve tona. Cila është përgjegjësia jonë në gjithë këtë? Pse me jetët tona të kërcënohet një sundimtar apo një qeveri? ”

El-Kardavi thotë se çdo sulm që ka për qëllim vrasjen e civilëve të pafajshëm është akt terrorizmi.
Ai, fetvanë e tij e ka bazuar në tre aspekte kryesore: E para, shenjtëria e jetës njerëzore, ngase se Islami ndalon dhunën dhe uzurpimin e paligjshëm të jetës dhe pronës së të tjerëve. E dyta, ndalimi i bartjes së përgjegjësisë nga krimineli tek civilët e pafajshëm dhe e treta, në Islam qëllimi nuk e justifikon mjetin.

(Islamgjakova)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit